VIZITAT E QYTETARËVE TË RMV TE PSIKOLOGU / Nevojë po, por shtrenjtë për xhepin

    Një vizitë te psikologu mund të kushtojë nga 1000 deri në 3000 denarë, e ndonjëherë edhe më shumë se kaq, prandaj në shoqërinë tonë, sipas psikologëve, ka njerëz që duhet ta vizitojnë psikologun, por për shkak të mungesës financiare, nuk shkojnë ose shkojnë shumë rrallë.

    Sipas tyre, popullata e ka gjithnjë e më të vështirë përballimin e stresit, ka tolerancë të ulët dhe ka nevojë për ndihmë profesionale. Mungesa e shoqërisë ka bërë që njerëzit mos të kenë me kë të ndajnë vështirësitë e tyre dhe kjo e bën atë edhe më keq. Për të kapërcyer disa probleme psikologjike, është e rëndësishme të ketë vazhdimësi në punën me psikologun. Dhe nga këto probleme ndikohen njerëz të kategorive të ndryshme, njerëz me profesione të ndryshme.

    “Ka shumë njerëz që nuk përballojnë financiarisht një vizitë tek psikologu. Është ndryshe, por kur duan të lënë takim pyesin se cili është çmimi dhe thonë se do ta mendojnë, se është i shtrenjtë ose pas seancës kur i them për çmimin, thonë se do të vijnë kur të kenë paratë. Është shumë e rëndësishme se për çfarë bëhet fjalë, për një çrregullim ankthi duhet të ketë vazhdimësi, dhe për problemet e zhvillimit të personit, këtu varet, për disa karakteristika të personit kërkon kohë dhe punë. Përgjithësisht ka ankth dhe shkojnë në drejtim të terapisë medikametoze pasi psikoterapia u kushton më shumë. Ose përpiqen të ndihmojnë veten, të lexojnë, të ndërgjegjësohen për disa gjëra, ose dikush ka lexuar dhe prap vjen tek psikologu. Ka edhe pacientë të ndryshëm për nga kapaciteti intelektual”, thotë psikologja Radmilla Mançevska.

    Një faktor tjetër që i pengon njerëzit të shkojnë tek psikologu është stigma, sidomos njerëzit që jetojnë në komunitete më të vogla ku gjithkush e njeh gjithkënd, vendosin të vizitojnë psikologun në një komunë tjetër, në mënyrë që të mos stigmatizohen.

    “Sistemi në Maqedoninë e Veriut i mundëson të gjithëve të kenë sigurim shëndetësor, por tani nëse nuk duan të mjekohen është çështje tjetër. Pacienti vet zgjedh nëse do të vijë përmes Termini Im ose privatisht. Ka raste kur persona të profesioneve të caktuara dhe të grup-moshave të tjera nuk duan që në dokumentacion t’u shkruaj se kanë qenë tek psikiatri. Për shkak të rrethit, stigmës, të afërmit shkojnë edhe te një psikiatër në një qytet tjetër. Në vendet e zhvilluara njerëzit kanë psikoterapistë familjar dhe kjo është normale”, thotë për media Simeon Mogilevski, psikiatër.

    Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, vitin e kaluar u njoftua se 1/3 e adoleshentëve në Maqedoninë e Veriut luftojnë me ankthin dhe depresionin, ndërsa në vitin 2019 u raportua se pacienti më i ri me depresion ishte vetëm shtatë vjeç. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Realiteti i vrazhdë i gazetarëve në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    5 ushqime kyçe për një jetë të shëndetshme dhe ekonomike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë