Taravari: ata që dogjën flamujt dhe polici që kontribuoi në rritjen e tensioneve, duhet të përballen me drejtësinë

    Së fundmi ka reaguar edhe ministri i Shëndetësië, njëherit edhe kryetar i ASh Arben Taravari në lidhje me incidentet e fundit në Kumanovë. Taravari në Facebook shkruan se arrestimi i të rinjve që dogjën flamujt nuk mjafton. Por edhe polici që ka kontribuar në rritjen e tensioneve dhe ka shpërfaqur gjuhë urrejtjeje ndaj popullit shqiptar duhet të përballet me drejtësinë, shkruan Nistori.

    “Duhet të jemi të matur dhe mos biem pre e skenareve që bëjnë ata që i pret Drejtësia! Arrestimi i të rinjve të keqpërdorur që dogjën flamujt nuk mjafton. Edhe polici që ka kontribuar në rritjen e tensioneve dhe ka shpërfaqur gjuhë urrejtjeje ndaj popullit shqiptar duhet të përballet me drejtësinë. Veprimet e tij si nxitës i tensioneve duhet të trajtohen bazuar në ligj dhe pa tolerancë. Sa për festën, shqiptarët prej kohësh nuk kishin festuar aq gjatë, aq mirë dhe aq masivisht, saqë kjo trazoi edhe ata që synojnë destabilizimin”, shkruan Taravari.

    Si pasojë e djegies së flamurit maqedonas, në rrjetet sociale u publikuan edhe pamje se si në Prilep është shkelur flamuri shqiptar nga disa të rinj me flamuj maqedonas.

    Sot, zëvendësministri për punë të brendshme në Maqedoninë e Veriut, Astrit Iseni, ka paralajmëruar sanksionimin e policit i cili e përdhosi flamurin shqiptar në Kumanovë.

    Ndryshe, tetë persona u arrestuan për shkelje në disa baza, me rastin e të festës së Ditës së Flamurit Shqiptar. Siç tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në konferencën e sotme për media, katër nga ishin të arrestuarit janë privuar nga liria për pjesëmarrje në përleshje, ndërsa të tjerët për shkak të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, përçarje dhe intolerancë. Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar deri te gjykatësi i procedurës paraprake paraburgim për tre persona, ndërsa Gjykata Themelore Penale Shkup të treve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditësh, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe përsëritjes së veprës penale. Akuzohet edhe një i mitur, i cili do të gjykohet në bazë të ligjit për drejtësi për fëmijët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Presidenti i KE: jo afate artificiale për Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Rritje e sigurisë në shkolla me mbylljen e rrjeteve sociale?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë