Kasanof: prioritet i ShBA-ve në RMV janë antikorrupsioni dhe Lista e Zezë

    Sundimi i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe eurointegrimet ishin tre temat mbi të cilat kanë folur zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i ShBA-ve, Alexander Kasanof dhe kryeministri Hristijan Mickoski.

    Kasanof theksoi se SHBA-të me seriozitet e merr ndihmën ndaj rajonit në luftën kundër korrupsionit duke shtuar se korrupsioni e minon besimin e qytetarëve tek institucionet.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Kasanof theksoi se sheh përkushtim të sinqertë në aktivitetet e qeverisë për anëtarësimin e plotë në BE. Ai tha se eurointegrimet ishin esenca e bisedimeve me Mickoskin.

    Sipas Kasanofit, administrata aktuale e SHBA-ve e udhëhequr nga presidenti Xho Bajden do të vazhdojë me ndihmën për Maqedoninë në përforcimin e demokracisë, reformave dhe aspirimeve ndaj BE-së. Kasanof shtoi se Maqedoninë e pret një e ardhme e ndritshme ndërsa Mickoski theksoi se edhe në kushte të gjeopolitikës së ndryshuar, vendi mbetet të jetë aleat dhe partner i SHBA-ve. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski mendon shfrytëzimin e kriptovalutave ta vendosë në korniza ligjore

    Lajmi i rradhës

    Një polic keqpërdori nënshkrimin e shefit – MPB ngriti padi penale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë