RMV më së shumti bën tregti me Gjermaninë

    Maqedonia e Veriut në periudhën prej muajit janar e deri në tetor ka shënuar rënie për 5.6 përqind në eksport dhe 0.5 përqind në import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar – tetor 2024, është 403 965 000 000 denarë, ndërsa vlera e mallit të importuar arriti 565 528 000 000 denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në këtë periudhë, vlera e deficitit tregtar është 161 563 500 000 denarë.

    “Në periudhën janar – tetor të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në Gjermani, Hungari, Spanjë, Sllovaki, Belgjikë, Çeki dhe Kosovë më shumë eksporton sesa importon vlerë të mallrave.

    Lajmi Paraprak

    Zakoni i skllavërisë

    Lajmi i rradhës

    Churchilli në karikatura: satirizimi i një shtetari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë