Sonte (7 dhjetor) në orën 19:00 në teatrin e Gostivarit, do të jepet premiera e komedisë “Shërbetori i dy partive” me regji të Besfort Idrizit dhe tekst të Sasho Kokalanovit, shkruan Nistori.
Regjisori Besfort Idrizi për Nistorin thotë se komedia është bazuar mbi motivet e komedisë së mirënjohur “Shërbëtori i dy zotërinjëve”, nga Karlo Goldoni, ndërsa autori Kokallanovi e ka përshtatur tekstin në rrethanat politike në RMV.
“Shfaqja “Shërbëtori i dy partive” është bazuar mbi motivet e komedisë së mirënjohur “Shërbëtori i dy zotërinjëve”, nga Karlo Goldoni. Në rastin tonë, përmes tekstit të Sasho Kokallanov është bërë aktuelizim i tekstit origjinal dhe përshtatje ndaj rrethanave tona dhe aktualitetit tonë politik. Kështu, shfaqja flet për Gostivarin në kohë para fillimit të zgjedhje lokale ku paraqiten dy kandidatë, të cilët gabimisht përfundojmë me angazhimin e personit të njëjtë për t’ua udhëhequr fushatën politike. Person i cili nuk di asgjë për PR dhe fushata politike, por rastësisht gjendet në vendin dhe kohën e duhur, ndaj dhe kandidatët e gabojnë atë dhe mendojnë që ai është personi të cilin ata e presin. Duke dashur të përfitojë sa më tepër, PR eksperti i rrejshëm, po ashtu edhe të tjerët përreth tij, vazhdojnë të prezantohen si të tillë me qëllim për të zhvatur sa më tepër mjete financiare që munden nga të dy kundërkandidatët. Sigursht që gjatë gjithë kësaj kohe, punët nuk do të vajnë gjithmonë mirë dhe sipas planit, ndaj dhe të gjithë personazhet e implikuara do ta gjejnë veten në pozita dhe rrethana të sikletshme, por edhe në shumë raste do të demaskohen qëllimet e vërteta, intrigat dhe lojërat e pista që bëhen gjatë fushatave politike”, shprehet regjisori Idrizi.
Luajnë:
Hekan Daci
Bereda Resit
Kujtime Ahmeti
Vullnet Ismani
Driton Lazami
Marko Dojoski
Arian Ejupi
Afrodita Xhaferi
Irena Ilievska
Elizabeta K Mlladenovska
Besnik Rushiti
Regjisor:
Besfort Idrizi
Skenograf:
Simona Dimovska
Autor:
Sasho Kokallanov
Kostumograf:
Medina Hoxha
Kompozitor:
Albin Sopa