Gëzime dhe frikë për Sirinë

    Ramadan Ramadani/Fotografia: Rromir Imami

    Ramadan Ramadani

    Një tjetër gëzim shpresëdhënës për Sirinë është edhe konstatimi se në masë të madhe janë ndalë përplasjet, konfliktet, tensionet, por edhe mëria mes etnive, religjioneve, sekteve dhe popujve brenda në Siri, por edhe jashtë saj në botë. Kjo është shpresëdhënëse për bashkëpunimin e ardhshëm për rindërtim dhe rikthiminin e Sirisë në komb dhe shtet të respektuar në atë rajon por edhe në botën mbarë.

    Një tjetër gëzim shpresëdhënës për Sirinë janë edhe pamjet dhe numrat serioze që tregojnë kthimin e sirianëve në vendin e tyre. Këtë gjë më së miri e dimë ne nga këtu që kemi pa kësi kthimi të shpejtë në Kosovë dhe që nuk e kemi pa në rastin e Bosnjës. E dimë se ky kthim është parakusht themelor për rindërtimin dhe ringritjen e një kombi. Kush kështu shpejt kthehet në vendin e vet ai edhe do e gjallëron atë vend shpejt.

    Pas gëzimeve të flasim edhe për frikërat për të ardhmen e Sirisë. Shumë nga ato frika janë hak, por vlejnë për Sirinë sikur për kombe dhe vende tjera në botë.

    Sikur njerëzit nuk dinë se çka sjell e nesërmja ashtu atë nuk e dinë as kombet. Nuk e diti as Ukraina agresionin rus e as vet ShBA-të kthimin e Trump-it. As krejt arabët këtë punën e Gaza-së. Por, duhet të dihet edhe se kombet i përgjajnë njerëzve dhe në xhelozi dhe sikur ka njerëz xheloz ashtu ka kombe xheloze e mu prej tyre ndjellen shumë nga këto dyshime, frikëra dhe hamendje për të ardhmen e Sirisë. Një komb, shtet dhe popull lider në atë rajon. Lider në punë dhe ekonomi, politikë, diplomaci dhe ushtri e më së shumti në kulturë dhe mendim.

    Lajmi Paraprak

    Pë gjashtë muaj, 80 kallëzime penale për drogë dhe armë në rajonin e Pollogut

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti në një shikim prej retrospektivës do t’i thoshte Grubit: “për hajër lista e zezë amerikane” (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë