Në Maqedoninë e Veriut për 8.5 përqind është regjistruar rritja e rrogës mesatare në muajin tetor, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.
“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion (11.5%), Informimi dhe komunikimi (10.7%) dhe Arsimi (10.6%)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në muajin tetor, rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut ishte 42 134 denarë, ndërsa ajo bruto 63 392 denarë.