REGJISTRIMI | Halili: Është koha që gabimi me përfaqësimin jo të drejtë të shqiptarëve të përmirësohet

    Heqja e kuotës së 20%-it për bashkësinë që flasin gjuhën shqipe duhet të jetë e pakushtëzuar me heqjen e mekanizmit të balancuesit dhe të badenterit, tërheqin vërejtjen ekspertët. Megjithëse kjo nismë ka për qëllim që etniteti shqiptar të mos kufizohet në shifra por në bashkësi shtet-formuese e dyta në vend, Bashkim Selmani vlerëson se VMRO DPMNE është duke përdorur si karrem për ndryshime tjera kushtetuese. Ai thotë se blloku shqiptar duhet të jetë vigjilent se çfarë pranon në shpagim të kompromisit të 2/3 të votave ku duhet të ketë edhe mbështetjen e partive maqedonase.

    Kjo është vetëm një nxitje politike nga VMRO, e cila vazhdimisht në situata të caktuara kur stabilizohet gjendja politike në shtet ajo di të rihap tema me të cilat shqiptarët gjithmonë i përdorë si vegla. 20%-shi në bazë të studimeve që i kemi ne, të drejtat e shqiptarëve janë realizuar vetëm 11,5% vetëm punësimi në administratën publike, por jo edhe çështjet tjera funksionale. Nëse pretendohet të hiqet ky 20%-shi atëherë shkatërron gjithçka kushtetuese dhe atë luftë juridike që e kemi bërë ne gjatë gjithë kohës”, tha  Bashkim Selmani, ekspert juridik

    Muhamed Halili deputet në përbërjen e parë parlamentare thotë se vet regjistrimi i popullsisë dëshmoi se shqiptarët nuk janë minoritet dhe se margjinalizimi i 20%-it ka dal jashtë loje me rezultatet e censusit.

    Halili tha se shqiptarët këtë margjinë e kanë pranuar përkohësisht me trysni të SHBA-së dhe BE-së në negociatat e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, një nga ujditë e dala pas konfliktit të armatosur të 2001-it.

    Kundër përfaqësimit të shqiptarëve me emër e mbiemër kanë qenë të gjithë intelektualët maqedonas sepse teoria e tyre ka qenë që në Maqedoni ekziston një popull shtyllë – maqedonasit, dhe bashkësi tjera të vogla etnike, siç janë përmendur në Preambulën e Kushtetutës, e cila ka qenë gabimisht nga fillimi. Tash është koha që ky gabim të përmirësohet duke ndikuar në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat”, tha Linjë telefonike – Muhamed Halili, ish-deputet i RMV-së

    Kreu i VMRO-së Mickoski edhe të shtunën u shpreh i gatshëm për dialog për heqjen e 20%-it, por me të edhe mekanizmin e badenterit, që garanton votim të dyfishtë në ligjet kur mund të cenohen edhe të drejtat e pakicave. Kreu i BDI-së Ahmeti tha se heqja e 20%-it nuk do i lë në baltë shqiptarët, kurse kreu i ASH-së Sela tha se janë pro heqjen së 20 për qindëshit nëse votohet Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat duke propozuar edhe parlament dydhomësh. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Këshilli Penal nesër vendos për ankesën e Muhamed Zeqirit

    Lajmi i rradhës

    ASh mbështet grevën e mësimdhënësve: Ndryshime në ligjin i cili robëron mësimdhënësit dhe vetë nxënësit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë