Sa është i mundur VAR në futbollin e RMV!

    Fotografia: Emir H | 24.09.2020 Ndeshja Shkendijë vs Tottenham

    -Federata e futbollit të Maqedonisë u bë me udhëheqës të ri. Delegatët votuan pro kandidatit të vetëm për kryetar, Masar Omeragiq i cili vjen në vend të Muhamet Sejdinit, raporton TV21.

     “A ka  kundër? S’ka. Abstenime, s’ka. Konstatoj se kandidati Masar Omeragiq zgjidhet kryetar i FFM-së me aklamacion”

    Omeragiq i cili afër tij kishte dy mbështetësit më të mëdhenj Goran Pandev dhe Agim Ibrahimin, fitoi besimin e 62 delegatëve të pranishëm në asamblenë e FFM-së. Pas zgjedhjes tha se menjëherë do të fillojë me punë. Sipas tij urgjentisht do të duhet të vendoset sistemi VAR nëpër stadiume.

     “VAR-i do të jetë funksional nga sezoni 2025/26. Kjo do të thotë nga gushti i vitit të ardhshëm, pasi duhen disa muaj për trajnimin dhe instalimin e këtij sistemi. Sidoqoftë, ai do të jetë gati deri në fillim të sezonit të ardhshëm”, tha Masar Omeragiq – kryetar i FFM-së.

    Omeragiq u shpreh se është i vetëdijshëm për sfidat që i ka përpara, për punën e vështirë dhe të lodhshme që e pret, por tha se me punë arrihet gjithçka.

    “Përparësitë janë të kemi një rindërtim të plotë të kategorive rinore, ku gjërat nuk po ecin mirë. Ne nuk e shfrytëzuam kualifikimin për në Kampionatin Europian për të sjellë lojtarë të rinj. Kemi ngecur aty, kemi rezultate të dobëta, ndaj do të bëjmë një reformë që do të tregojë rezultate brenda dy vitesh. Të gjitha ekipet rinore duhet të jenë baza për përfaqësuesen U-21, nga ku lojtarët më pas do të kalojnë në ekipin A” , shtoi Masar Omeragiq – kryetar i FFM-së.

    Presidenti i ri foli edhe për seleksionuesin Milevski për të cilin tha se nuk ka në plan për ta zëvendësuar me ndonjë tjetër, për shkak rezultateve të arritura në ndeshjet e Ligës së Kombeve. Megjithatë potencoi se inatet duhet të lihen anash dhe futbollistët të cilët meritojnë, të thirren në përfaqësuese, duke aluduar në Arian Ademin dhe Stefan Ristovskin.

    Ndryshe, me propozim të presidentit të ri, legjenda e futbollit të Maqedonisë, Goran Pandev, është emëruar drejtor sportiv i të gjitha përfaqësueseve të Maqedonisë.  Gjithashtu, dy figura të futbollit në vend, Ilija Najdoski dhe Agim Ibraimi, ish-përfaqësues të Maqedonisë, janë emëruar këshilltarë në kabinetin e presidentit të FFM-së.

    Lajmi Paraprak

    RMV nuk do të ndjek shembullin e Shqipërisë për bllokimin e TikTok

    Lajmi i rradhës

    “E Majta” thotë se arratisjen e Grubit e mirëplanifikuan elitat politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë