Limani: gjashtë mijë denarë për çdo fëmijë të lindur në Gostivar

    Kreu i Gostivarit, Valbon Limani në Daily Click në TV21 paralajmëroi masa të reja në këtë komunë. Limani tha se një ndër masat është që për secilin fëmijë që lind në Gostivar do të ketë 6 mijë denarë, përcjell Nistori.

    “Disa masa që do t’i propozoj për herë të parë, një prej tyre do të jetë 6 mijë denarë për çdo fëmijë të lindur në Gostivar në vitin 2025, gjithashtu do të ketë ndihmë për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në klasat e para. Ndihmë për prindërit e tyre realisht për harxhimet e fillimit të vitit shkollorë, do të ketë subvencione për inverter…”, tha në Daily Click Valbon Limani – kryetar i Komunës së Gostivarit.

    A do të jetë kandidat i VLEN-it për kryetar të Gostivarit? Limani: pres vlerësimin e qytetarëve

    Limani: Besoj se VLEN-i cilindo kandidat të zgjidhte në Komunën e Gostivarit, besoj se VLEN-i do të ketë një fitore bindëse në Gostivar.

    TV21: A jeni ju i gatshëm për ta marrë këtë detyrë, nëse VLEN-i ju propozon juve?

    Valbon Limani: Nëse propozohem, një prej elementeve i cili do jetë shumë me rëndësi për mu do të jetë edhe vlerësimi i qytetarëve të Gostivarit për këtë periudhë. Nëse vlerësimi është pozitiv, atëherë do të kisha menduar ta pranojë atë sfidë.

    TV21: Do ta pranonit?

    Valbon Limani: Po.

    TV21: Si është vlerësimi tash për tash, ju kanë pritur mirë qytetarët e Gostivarit apo e donin Taravarin?

    Valbon Limani: Nëpërgjithësi vlerësimi është pozitiv. Të gjithë me fjalët e njëjta se nëse vazhdon me këtë tempo do të jetë mirë. Normal gjithmonë ka njerëz që ju pëlqen puna e dikujt apo nuk ju pëlqen. Nëse qytetarët mendojnë që unë mund të ballfaqohem dhe me sukses e kryej këtë detyrë, atëherë do ta kisha pranuar.

    Limani: pakingjet në kate në Gostivar do të bëhen me partneritet publiko-privat

    Komuna e Gostivarit do të ndërtojë parkingje në kate, bëri të ditur i pari i Gostivarit Valbon Limani. Ai theksoi se parkingjet do të ndërtohen me partneritet publiko-privat, por siç shtoi komuna do të marrë përqindje të caktuar. /Nistori/


    Lajmi Paraprak

    Zgjerohet hetimi për keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore, padi edhe ndaj Artan Ajrulit nga Kumanova

    Lajmi i rradhës

    Toshkovski – Grubit: dorëzohu dhe përballu me drejtësinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë