Viti 2024 u karakterizua me ndërrim pushteti, pas dy dekadash BDI shkoi në opozitë

    Pushteti e quan vit të ndryshimit, opozita vit të dëshpërimit. 2024-ta ishte vit i zgjedhjeve, të cilat sollën ndryshim të pushtetit në Maqedoninë e Veriut. VMRO-DPMNE-ja pas 7 vitesh u rikthye në pushtet me kryeministrin Hristijan Mickoski, ndërkaq LSDM-ja pësoi debaklin më të madh në historinë politike të saj. Gjithashtu, këtë vit u zgjodh edhe presidentja e parë grua që nga pavarësimi i vendit. Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Silajnovska Davkova i fitoi zgjedhjet përballë Stevo Pendarovskit, i cili kishte ushtruar mandatin prej vitit 2019 deri në vitin 2024.

    Opozita maqedonase, e detyruar nga rezultati katastrofik, zgjodhi lider të ri Venko Filipçen.

    Ndryshime ndodhën edhe në kampin politik shqiptar. Partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti, pas 20 vitesh në pushtet shkoi në opozitë.

    Në zgjedhjet e këtij viti, opozita shqiptare bashkoi forcat në një koalicion të quajtur VLEN të cilin e përbëjnë Lëvizja Demokratike, e udhëhequr nga Izet Mexhiti.

    Bilall Kasami dhe Afrim Gashi shtrinë dorën e pajtimit për t’iu bashkuar koalicionit VLEN dhe tejkaluan mospajtimet që dikur kishin pasur në Lëvizjen BESA, e që çoi në formimin e Alternativës. Pjesë e koalicionit u bë edhe Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues i Vetëvendosjes në Maqedoni.

    Koalicionit më pas iu bashkua edhe Aleanca për Shqiptarët e kryesuar nga Arben Taravari. Megjithatë, partia u përça për shkak se ish kryetari Ziadin Sela, nuk pajtohej me këtë vendim, pasi krahu i tij insistonte në bashkëpunim me BDI-në. Kjo, ka prodhuar dhe një kontest gjyqësor për vulat e Aleancës për Shqiptarët, i cili ende nuk ka përfundim.
    Bllokut opozitar, BDI-ja i doli përballë me një koalicion të quajtur “Fronti Evropian”. BDI-ja si asnjëherë më parë, doli në një koalicion parazgjedhor me parti të nacionaliteteve tjera, si turke, rome e boshnjake.

    Habia më e madhe ishte, bashkëpunimi i BDI-së me kundërshtarët permanent të saj, të cilët kishin ngritur karrierë politike duke drejtuar akuza të drejta ndaj integristëve. 2024-ta bëri bashkë Ahmetin, Selën, Thaçin, Zejdin e Arijanitin.

    Habia ishte për shkak se kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve kishte akuzuar Ahmetin se udhëheq grup kriminal dhe madje kishte dashur ta eliminojë fizikisht. Jo i natyrshëm ishte edhe bashkimi i Selës me Ahmetin, i cili në të kaluarën kishte fjalor të ashpër kundër BDI-së dhe funksionarëve të saj. Si rrjedhojë, Sela u detyrua të ulet në tavolinë bashkëpunimi me Thaçin, të cilët më herët i kishte bashkuar PDSH-ja, por për shkak mospajtimeve ishin ndarë, duke bërë që të formohet Aleanca për Shqiptarët.
    Megjithatë, disa muaj pasi mbaruan zgjedhjet, Thaçi e lëshoi koalicionin.

    BDI, në qendër të politikëbërjes e ka kontestimin e legjitimitetit të përfaqësuesve qeveritar VLEN, pasi sipas tyre, ata kanë hyrë në qeveri pa i fituar zgjedhjet në kampin politik shqiptar.

    Megjithatë, VLEN thekson se ata janë fitues të zgjedhjeve, pasi BDI në zgjedhje nuk ka fituar zgjedhjet te shqiptarët pasi koalicioni i tyre është multietnik. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ditët e pushimit për vitin 2025, pesë fund java të zgjatura për qytetarët e RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Këshilli Gjyqësor nuk ka legjitimitet dhe as kredibilitet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë