“Dashuri që rrallëkush e kupton” / Është shtuar edhe numri i grave motoriste në RMV

    Këtë dashuri rrallëkush e kupton, thotë Darko Angellovski të cilin e takuam mes dhjetëra motoristëve në qendër të Shkupit, të cilët hapën sezonin duke i uruan ngasje të mbarë në rrugë të sigurta.

    Darko ka tre motorë, por këtu kishte zgjedhur të vijë me “Suzuki”. E pranon se ky pasion i kushton shtrenjtë financiarisht, por për të ia vlen!

    E pasionuar pas motoçikletave është edhe Milena me “Truimf Street Scrambler”. Ka katër vjet që nget dhe thotë se e shijon maksimalisht, sepse e bën të ndihet e lirë!

    Milena është e lumtur që tashmë gratë motoriste nuk janë aq të rralla, madje udhëtojnë edhe të organizuara edhe jashtë Maqedonisë. E se edhe gratë janë të pasionuara pas mjetit dyrrotësh na e dëshmon edhe Jadranka. Ajo vetë nuk nget, por na tha se e ka nxitur bashkëshortin, Vlladon, të marrin motor edhe më të madh, me të cilin shkojnë në shtete të ndryshme.

    Më 1 janarin e çdo viti motoristët dhe klubet mblidhen në qendër për të hapur sezonin. Kjo traditë ka nisur para 19 vitesh. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Viti i sprovës së madhe – Sfidat me Serbinë dhe objektivi “Botërori 2026”

    Lajmi i rradhës

    Hapet qendra e skijimit “Mihajlov” në malin Kozhuf

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë