Rreth 30% e pagesave në RMV bëhen online

    Në vitin 2024 është regjistruar rritje e përdorimit të pagesave onlajn, ashtu që 29.2 përqind e pagesave në Maqedoninë e Veriut janë pagesa elektronike.

    “Transaksionet me kartela, të dhëna nga ofruesit vendas për shërbime të pagesave, u rritën për 10.2 përqind në numër dhe 13.6 përqind në vlerë. Kjo rritje vjen si pasojë e rritjes së lartë vjetore të numrit të pagesave në e-tregtia në vend, e cila arrin 29.2 përqind, si dhe rritja prej 8.8 përqind nga pagesa në terminalet POS”, sqaroi Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut.

    Në tremujorin e tretë të vitit 2024 kemi më shumë rritje në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2023. Kështu Maqedonia e Veriut regjistron rritje të vazhdueshme të shfrytëzimit të kanaleve digjitale në realizmin e pagesave elektronike, kryesisht përmes kartelave dhe përmes pagesave elektronike në telefon, ashtu që 65 % e pagesave elektronike janë bërë përmes aplikacioneve të telefonit.

    Lajmi Paraprak

    Leximi i librave dhe lektyrave të ndryshme gjatë pushimeve dimërore, mbetet dëshirë e pa zbehur te nxënësit

    Lajmi i rradhës

    Një makinë me pesë persona përfundon në lumin Vardar, në rrugën Rashçe – Saraj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë