Dyshohet se babai që vrau djalin në banesë, vrasjen ta kishte kryer në natën e ndërrimit të motmoteve

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në një banesë në “Blok 70” në Tetovë, ku dyshohet se babai vrau djalin e tij. Viktima ka jetuar vetëm me babain e tij, ndërsa ky i fundit është gjetur pa ndjenja nga autoritetet dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Urgjente të Tetovës për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve të Nistorit, ngjarja ka ndodhur në orët e mesnatës së Vitit të Ri, raporton Nistori.

    Në vendngjarje janë gjetur dy pushkë gjuetie, që mund të kenë qenë të përfshira në aktin tragjik. Fqinjët e familjes tregojnë se babai ka qenë gjuetar për shumë vite, por ka vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit dhe Alzhajmerit për disa vjet, që mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij psikologjike dhe fizike.

    Në video shihet ku disa njerëz njxerrin kufomën e 39 vjeçarit S.N. nga banesa për transport drejt obduksionit. Sipas burimeve tona, thuhet se vetëm një plumb është shkrepur ndaj viktimës.

    Policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur për të çuar në një akt kaq të dhunshëm. Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shumë pyetje në lidhje me motivet dhe shkaqet e kësaj vrasjeje të mundshme, duke e cilësuar viktimën si një person shumë të mirë dhe që ka punuar si taksist. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ukraina ndaloi kalimin e gazit rus për në Europë – Sa miliard euro do të humb Rusia?

    Lajmi i rradhës

    Reuters: ndalimi i TikTok në Shqipëri ndez debate mbi lirinë e fjalës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë