Kambovski, kryetar i ri i këshillit gjyqësor: gjyqtarët që nuk funksionojnë sipas ligjeve, do të largohen nga sistemi gjyqësor

    Kryetari i ri Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski tha se e institucioni do të drejtohet me integritet, paanshmëri dhe çdo përpjekje për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit.

    “Të jeni të sigurt se institucioni do të drejtohet me integritet, paanshmëri dhe çdo përpjekje për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit. Kjo është shtëpia e gjyqtarëve, i inkurajojmë që të punojnë sipas ligjeve dhe të mos bien nën asnjë ndikim”, tha Kambovski pas zgjedhjeve.

    Sipas tij, gjyqtarët që nuk funksionojnë sipas ligjeve do të largohen nga sistemi gjyqësor.

    “Është koha që t’i jepet fund çdo gjyqtari që nuk punon sipas ligjeve, por sipas interesave të tij personale dhe ka rënë nën ndikimin që të mos ketë vend në sistemin gjyqësor”, thekson Kambovski.

    Lajmi Paraprak

    Reuters: ndalimi i TikTok në Shqipëri ndez debate mbi lirinë e fjalës

    Lajmi i rradhës

    “Kosova t’ia lërë topin Serbisë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë