Vrasjes në Tetovë që dyshohet të jetë kryer nga babai, i parapriu dhuna familjare

    {“exportType”:”image_export”,”tiktok_developers_3p_anchor_params”:”{“capability_name”:”retouch_edit_tool”,”client_key”:”aw889s25wozf8s7e”,”picture_template_id”:””,”source_type”:”vicut”}”,”editType”:”image_edit”,”data”:{},”pictureId”:”AAA13820-E6E8-49A8-B389-ADDA7720E448″,”source_type”:”vicut”}

    Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 65-vjeçarit nga Tetova, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale “vrasje”, njofton Nistori.

    Tragjedisë i ka papararirë dhuna në familje dhe pas një mosmarrëveshje të shkurtër reciproke, i dyshuari me vetëdije ka shkrepur armën ndaj S.N. (39 vjeçar) dhe e ka lënë të vdekur, me të cilin jetonte në të njëjtën banesë. Aktin e ka kryer me një të shtënë nga një pushkë gjuetie që e posedonte me leje.

    Plumbi e ka goditur viktimën dhe i njëjti ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa i dyshuari është ulur në banesë me trupin e pajetë të të ndjerit derisa janë gjetur.

    Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Edhe ministrja Janevska thotë se nuk do të mungojnë tekstet shkollore

    Lajmi i rradhës

    Aggeler: çështja Grubit u publikua kur mbaroi, jo se ra nga pushteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë