Në vitin 2024 janë asgjësuar 74 tonë ushqim i pasigurt

    Gjatë vitit 2024 Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konstatuar një numër të madh të ankesave për helmim me ushqim dhe produkte me afat të skaduar. Agjencia ka kryer 30 mijë kontrolle të operatorëve ushqimorë, në kuadër të inspektimeve të rregullta, të jashtëzakonshme dhe të importit. Si pasojë janë asgjësuar dhjetëra tonë ushqime të pasigurta, janë dhënë 2000 vendime për mënjanimin e parregullsive dhe janë shqiptuar 300 gjoba.

    Inspektime më të intensifikuara Agjencia ka kryer tek operatorët me ushqim të cilët punojnë me kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve edhe atë tek këndet e lojërave për fëmijë, në azile, kuzhina në kopshte dhe shkolla fillore dhe speciale, tregje të sendeve të vjetra, si dhe në objektet gastronomike.

    “Gjatë importit të ushqimit me prejardhje jo shtazore janë realizuar 44 137 mbikëqyrje inspektuese, ndërsa gjatë importit të produkteve dhe materialeve që vijnë në kontakt me ushqimin, 10 352. Inspektorët për ushqim në vendkalimet kufitare, si të pasigurta, kanë asgjësuar 7 dërgesa me mbi 74 tonë ushqim të pasigurt me prejardhje jo shtazore”, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

    Janë realizuar 44 137 mbikëqyrje inspektuese.
    Inspektorët kanë asgjësuar 7 dërgesa me mbi 74 tonë ushqim të pasigurt.

    Lidhur me mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve, në vendkalimet kufitare kanë kryer disa kontrolle për produktet e mishit si dhe kafshët e gjalla; janë dhënë 267 vendime për edukim dhe 136 vendime për mënjanim të mangësive të konstatuara nga kontrollet.

    “Sa i përket kontrolleve të veterinarëve zyrtarë në vendkalimet kufitare, gjatë importit të ushqimit me prejardhje nga kafshët, ushqimit për kafshët dhe importit të kafshëve të gjalla, nga janari janë kryer 20 479 mbikëqyrje prej të cilave 15 431 të dërgesave për import dhe 5 048 kontrolle lidhur me dërgesat të cilat tranzitojnë nëpër vend”, theksuan nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

    Janë kryer 20 479 mbikëqyrje gjatë importit të ushqimit me prejardhje nga kafshët, ushqimit për kafshët dhe importit të kafshëve të gjalla.

    Gjithashtu, gjatë vitit të kaluar, në Sektorin për mbrojtjen e konsumatorit ka pasur 317 iniciativa. Prej tyre prioritet kanë nismat për helmim të dyshuar nga ushqimi 13 gjithsej, për prodhime me afat të skaduar 12, për prani të kontaminuesve 8, si dhe për mungesë higjiene 7. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nga buka deri te djathi – sa është shtrenjtuar një shportë bazë në RMV nga 2021 në 2024?

    Lajmi i rradhës

    Kundër interpretimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë