Toshkovski: do të duhet të kërkojmë ekstradimin e Grubit, nëse nuk kthehet vullnetarisht

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski i ka bërë thirrje sërish ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi që të kthehet në vend për të dëshmuar pafajësinë e tij lidhur me akuzat se ai dhe ish-drejtori Përparim Bajrami kanë përvetësuar rreth tetë milionë euro nga Lotaria Shtetërore. Ministri shtoi se nëse do të jetë i pakapshëm, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij, përkatësisht ekstradim.

    “Për personat në fjalë Ministria e Punëve të Brendshme ka vepruar në përputhje me kompetencat e saj në pjesën e fillimit të procedurës penale. Në Prokurorinë Publike kompetente është dorëzuar kallëzim penal, më tej procesin do ta zhvillojë prokurori publik. Për sa i përket faktit që ato janë të padisponueshëm për autoritetet ligjzbatuese, fatkeqësisht është kështu. Por të paktën njëri prej tyre deklaroi se është i pafajshëm dhe se kjo nuk është një procedurë ligjore, e cila kryhet nga institucionet shtetërore. Për ta vërtetuar këtë, unë nuk e di se përmes cilës rruge ta thërras që të kthehet vullnetarisht në Maqedoni dhe të dëshmojë pafajësinë e tij së bashku me partnerin e tij, i cili gjithashtu është i padisponueshëm për autoritetet, para organeve përgjegjëse për zbatimin e kësaj lloj procedure të përndjekjes, për dyshime të bazuara se ata kanë vjedhur popullin e tyre në mënyrë mjaft armiqësore në vitet e kaluara”, tha Toshkovski.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a ka momente të reja rreth kërkimit të këtyre dy personave, Toshkovski theksoi se institucionet kompetente janë duke punuar për zbulimin e tyre. Ai ka përsëritur se për të dy personat është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

    “Nëse në të ardhmen i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që nuk dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes. Nuk dua të spekulojë për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”, tha Toshkovski.

    Lajmi Paraprak

    Ligji për “branitellat” / Dauti: nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë

    Lajmi i rradhës

    Rasti “Kalimi”, aktakuzë ndaj 16 personave për ryshfet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë