Dikur fotografohej me Ali Ahmetin, ndërsa tani Astrit Iseni i tha “plak matuf”

    Gjatë debatit të djeshëm në Kuvend në lidhje me interpelancën ndaj tij, zëvendës ministri i Brendshëm, Astrit Iseni duke argumentuar punën e tij pas akuzave për lëshime gjatë festës së 28 Nëntorit, ku një polic largoi flamurin shqiptar nga shtiza në Kumanovë, tha se ka dashuri më të madhe për flamurin sesa i gjithë Fronti Europian, bashkë me “plakun matuf”. I pyetur nga TV21 nëse këtë fjalë e kishte për Ali Ahmetin, Iseni nuk u përgjigj.

    “Sa e dua unë flamurin kombëtar…Atë e kemi dëshmuar dem baba dem familja ime, brez pas brezi. Po t’ju mbledhim të gjithë Frontin Europian, bashkë me “plakun matuf”, do të garantoj se e dua më shumë se gjithë Fronti Europian”, tha Iseni në fjalimin e tij.

    Ndërkaq, në rrjetet sociale ka fotografi nga 17 dhjetori i vitit 2020, ku shihet Iseni duke u fotografuar me liderin e integristëve Ali Ahmeti. Atë botë, në 26 vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës, kryetarit të BDI-së iu nda çmimin Doctor Honoris Causa.

    Lajmi Paraprak

    Blerësit në RMV goditen nga çmimet e larta, shitësit ankohen për humbje

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria nuk dha leje për lirimin me kusht të Mijallkovit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë