Janë dhënë më pak leje ndërtimi në RMV në nëntor të vitit 2024

    Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit nëntor të vitit 2024 janë dhënë 260 leje ndërtimi, që është për 18.2 % më pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

    Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 250 392 mijë denarë, që është për 63.8 % më pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

    Vlera e reduktuar e parashikuar është për faktin se në të njëjtin muaj të një viti më parë është lëshuar miratimi për ndërtimin e objektit të inxhinierisë civile me vlerë më të lartë, pra ndërtimin e një gazsjellësi të ndërlidhur (ndërlidhës) ndërmjet Republikës. të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

    Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 155 (59.6 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 59 (22.7 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 46 (17.7 %) objektet për rikonstruim.

    Nga gjithsej 260 objekte, te 146 (56.1 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 114 (43.9 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

    Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 542 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 49 111 m2.

    Lajmi Paraprak

    RMV me borxh të lartë edhe në vitin 2025

    Lajmi i rradhës

    PThP po kryen gjashtë hetime paraprake për tenderët në “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë