Grupi kriminal “Baron”, prokuroria me akuzë ndaj Akif Ravmanovskit dhe tre personave të tjerë

    Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dorëzuar akuzë kundër pjesëtarit të grupit kriminal “Baron”, Akif Ravmanovski dhe 3 personave të tjerë në lidhje me incidentin e armatosur në afërsi të godinës së Komunës së Çairit më 14 tetor të vitit 2024, gjatë së cilit u plagos një 35-vjeçar.

    Ravmanovski, ngarkohet për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe rrezikon dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet burg. Dy të akuzuar, rrezikojnë dënim me burg prej 6 muaj deri në 5 vjet dhe njëri prej 3 muaj deri në 3 vjet. Incidenti, ka ndodhur në kohën kur Ravmanovski ka qenë duke vuajtur dënimin me burg për armëmbajtje pa leje, megjithatë ai ka pasur leje për të punuar gjatë ditës.

    Emri i tij, shkaktoi reagim në opinion pasi u gjet në listën e të falurve nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova me rastin e festës së “23 Tetorit”, e cila ia kishte zëvendësuar vuajtjen e burgut në afat prej 1 vjet e 3 muaj me, burg me kusht. Por Ravmanovski vetëm 1 ditë e gëzoi faljen. Policia menjëherë pas faljes e arrestoi lidhur me incidentin, për të cilin sot Prokuroria ka ngritur akuzë.

    Lajmi Paraprak

    Për shumë nxënës pushimi kaloi në shoqëri të gripit sezonal

    Lajmi i rradhës

    I blenë biletat apo morën ftesa? Pse liderët e vendit s’po i publikojnë ftesat për inaugurimin e Trump-it

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë