Qytetarët katë miliardë euro borxh në banka! “Jetë e vështirë – kush ka kursen, kush s’ka merr kredi në bankë”

    Kush ka kursen në bankë, e kush nuk ka merr kredi. Po rriten edhe depozitat edhe kreditë e qytetarëve dhe kompanive në bankat vendase. Në dhjetor të vitit 2024 depozita e përgjithshme ka arritur 9.8 miliardë euro, prej të cilave 6.5 miliardë janë kursyer në banka. 2.9 miliardë euro kanë kursyer kompanitë.

    Depozitat në dhjetor të vitit 2024

    Gjithsej 9.76 Miliardë euro

    Amviserite: 6.45 Miliarde euro

    Sektori korporativ: 2.86 Miliardë euro

    Nga ana tjetër e kuletës janë kreditë, të cilat gjithsej peshojnë 8 miliardë euro. Qytetarët kanë marrë kredi në banka gjithsej 4 miliardë euro, ndërsa pothuajse aq kanë borxh edhe kompanitë.

    Kreditë në dhjetor të 2024

    Gjithsej 8 Miliardë euro

    Amvisëritë: 4 Miliardë euro

    Sektori korportiv: 3.94 milardë euro

    Të dhënat nga Banka Popullore tregojnë se 4 miliardë euro, aq sa janë kreditë e qytetarëve në banka, pjesa më e madhe – gjysma apo 2 miliardë euro janë për kredi konsumatore, 1.5 miliard euro për kredi banesore. Pjesa tjetër është për kredi për automjete, kartelave kreditore dhe saldove të tyre në llogaritë bankare.

    Kreditë e personave fizik sipas destinimit – dhjetor 2024

    Kosnumatore 2 MILIARDË EURO

    Banesore 1.53 MILIARD EURO

    Kartela kreditore 145 MILIONË EURO

    Saldo negative ne lloagarite rrjedhes 93.3 Miliarde euro

    Lajmi Paraprak

    Paguani ose do t’i aktivizojmë përmbaruesit!

    Lajmi i rradhës

    Deputetët në RMV sërish do të kenë rritje të rrogës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë