Të gjithë të akuzuarit për rastin “organizatorët e 27 prillit” sot u liruan nga akuzat. Gjykatësi Ilija Tërpkov vendosi të pranojë kërkesën e mbrojtjes dhe të prokurorisë, duke i liruar nga çdo akuzë ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, ish-kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski, si dhe ish-drejtorin e DSK-së Vladimir Atanasovski.
Sipas mbrojtjes, gjykata më në fund ka marrë një vendim të drejtë për pranimin e amnistive, pasi më herët në dy raste të tjera e njëjta gjykatë kishte refuzuar që ligji për amnisti i vitit 2018 të zbatohej për këtë rast. /Alsat/
Escobar dhe Lajcak nesër në Kosovë, priten mesazhe të qarta
Nesër do të mbërrijnë në Kosovë i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi…