Suedi, rreth dhjetë të vdekur pas të shtënave në një shkollë

    Në një shkollë në Suedi gjetën vdekjen prej të shtënave rreth dhjetë vetë. Kryeministri i Suedisë tha se kjo është një “ditë e dhimbshme për të gjithë Suedinë”.

    Rreth dhjetë vetë u vranë nga të shtënat në një shkollë në Orebro, në Suedi. Sipas hetuesve mendohet se mes të vdekurve është edhe autori i dyshuar i këtij krimi.  Roberto Eid Forest, drejtues i policisë lokale, tha se për momentin nuk dihet saktë se sa persona janë plagosur.

    Autori i dyshuar nuk ishte person i njohur më parë për policinë, tha Eid Forest. Ai nuk kishte lidhje me ndonjë bandë. Policia supozon se ai ka vepruar i vetëm. Sipas informacioneve aktuale policia nuk beson se ky ishte një akt terrorist, tha Eid Forest, duke shtuar: “Për momentin ndihemi të sigurt se nuk do të ketë sulme të mëtejshme”.

    “Ditë e dhimbshme për gjithë Suedinë”

    Kryeministri suedez Ulf Kristersson shkroi në platformën X se kjo ishte një ditë shumë e dhimbshme për gjithë Suedinë. Ai u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave, dhe tha se është me mendje tek të gjithë për të cilët dita normale e shkollës iu shndërrua në ditë tmerri, shtoi Kristersson. “Askush nuk duhet të përjetojë makthin që të ulet në klasë dhe të ketë frikë për jetën.” – tha kryeministri suedez.

    Mbreti i Suedisë, Karli XVI. Gustaf, u shprehu përmes një komunikate me shkrim ngushëllimet e tij të afërmve të të ndjerëve.

    Ai falënderoi gjithashtu policinë, grupet e shpëtimit si dhe stafin e spitalit që u angazhuan për të shpëtuar jetë njerëzish në këtë “ditë të errët”. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Kur shtetet demokratike ftojnë në jodemokraci

    Lajmi i rradhës

    Taravari: qeveria kërkon garanci për ndryshimet kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë