Aksidentet në komunikacion / “Gjykatat nuk i procedojnë gjobat në kohë”

    Pavarësisht se policia e trafikut shqipton gjoba, gjyqësori ngec në procedimin e mëtejmë të procedurave duke bërë që shumë prej këtyre gjobave të mos realizohen. Kështu vlerëson eksperti i komunikacionit Agim Neziri. Sipas tij gjyqësori duhet të jetë më i shpejtë.

    “Gjobat edhe nëse rriten, unë do ta potencoj se faktori kryesor mbetet gjyqësori. Mos realizimi i dënimeve, ngel në sirtarët e gjykatave ku dënimet shumë dobët paguhen”, tha Agim Neziri – Ekspert i Komunikacionit.

    Sipas Nezirit, aksidentet në komunikacion, çdo vit rriten për 20 %, ndërsa në të shumtën e rasteve janë të rinjtë të cilët i shkaktojnë këto aksidente.

    “Aksidentet në komunikacion në Maqedoninë e Veriut, çdo vit rriten për 20 % dhe kjo është problematike ku duhet kujdes maksimal. A i bëjnë të rinjtë këto aksidente? Më së shumti ndodh nga të rinjtë. Ka ligj në komunikacion ku thuhet se kandidati i cili posedon leje për vozitje, fillestari, dy vitet e para nuk duhet të ngas automjetin pesha e të cilit është 77 kv. Sa respektohet kjo? Aspak nuk respektohet”, tha Agim Neziri – Ekspert i Komunikacionit.

    Sipas statistikave që siguroi Alsat, vetëm gjatë vitit të kaluar, në vendin tonë, kanë humbur jetën 24 këmbësorë nga aksidentet në rrugë ndërsa mbi 200 këmbësorë kanë pësuar lëndime të rënda. Dy deri në katër fëmijë humbin jetën çdo vit si shkak i aksidenteve. Lidhur me thyerjen e rregullave, në vit shqiptohen 250 mijë dënime. Ditë më parë në bolevarvin “Aradhat Partizane” ditë më parë u godit për vdekje 22 vjeçarja Frosina Kulakova. Ajo u përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 20-vjeçar pa patentë shoferi dhe në gjendje të dehur. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ohri në revoltë: qytetarët thërrasin për bojkot ndaj bizneseve gastronomike

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq s’arrin të gjejë gjuhë të përbashkët me studentët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë