Nikolla Vellkovski nga Shoqata e Ndërtimit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, në TV21 theksoi se çmimet e banesave për metër katëror nuk janë reale, përcjell Nistori.
Siç theksoi Vellkovski një arsye për rritjen e çmimeve të banesave është edhe rritja e kushteve të pronarëve të takove në parcelat ndërtimore.
Sipas Nikolla Vellkovskit nga Shoqata e Ndërtimit pran Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, çmimet e banesave në lokacionet më të mira në zonën e qytetit duhet të shkojnë deri në 2000 euro për metër katror, ndërsa çdo gjë më e lartë është joreale.
Jakimovski për çmimet e banesave: vazhdimisht duhet të ketë stabilizim
Ivica Jakimovski kryetar i Odës së Ndërtimit porositi se duhet vazhdimisht të ketë stabilizim të çmimit të banesave.
“Drejtimi në të cilin po lëviz i gjithë trendi i rritjes nuk është i favorshëm për të gjithë të përfshirët në sektorin e pasurive të paluajtshme, sepse parashikueshmëria në aspektin e biznesit është një faktor vendimtar”, tha Jakimovski. /Nistori/