Kurti thotë se do të ketë qeveri “Kurti 3”

    Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media pas përfundimit të zgjedhjeve.

    Në fjalën e tij, Kurti tha se procesi zgjedhor ishte i lirë, demokratik dhe i ndershëm, duke e cilësuar rezultatin si një konfirmim për qeverisjen e tij.

    “Jemi të parët, ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë, demokratike dhe progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re,” tha ai.

    Kurti theksoi se do të vazhdojnë me punët e nisura, duke shtuar se qytetarët kanë treguar se janë kundër oligarkëve.

    “Kemi pasur premtime absurde nga opozita, të cilat kanë krijuar një atmosferë irracionale,” u shpreh ai.

    Zgjedhjet e fundit kanë shënuar një garë të fortë mes partive kryesore, ndërsa rezultatet zyrtare pritet të shpallen së shpejti.

    Sipas të dhënave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 50.89% e votave, dhe deri më tani rezultatet janë:

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 37.50% (166,031 vota)

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 29.80% (131,940 vota)

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 16.29% (72,138 vota)

    AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma me 5.00% (35,073 vota)

    Lista Serbe me 1.15% (10,104 vota)

    Koalicioni për Familje me 1.09% (8,856 vota).

    Lajmi Paraprak

    Abdixhiku: kemi pasur më shumë pritshmëri, rezultati nuk është i kënaqshëm për LDK

    Lajmi i rradhës

    Liqeni i Dibrës i kthehet dibranëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë