Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar sot nga BKH dhe SPAK, pas një aksioni në Bashkinë e Tiranës.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ndaj kreut të bashkisë Tiranë është caktuar masa ‘arrest me burg’.
Mediat në Shqipëri bëjnë me dije se GJKKO ka caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj kryebashkiakut, i akuzuar për disa vepra penale. Po me kërkesë të SPAK, mësohet se ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi”.
Lajmi po përditësohet…