Në vend të “evropianizimit të Ballkanit, po ndodhë ballkanizim i Evropës”, për shkak se disa vende-anëtare ballkanike i sollën kontestet ballkanike dhe vlerat ballkanike në Bruksel në vend që të jetë e kundërta, tha sonte në panel-diskutimin “Gjeostrategjia dhe siguria energjetike”, kryeministri Hristijan Mickoski në Mynih.
Ai theksoi se kur flitet për standarde të dyfishta në politikë, duhet të merret parasysh çështjen e Maqedonisë sepse dy dekada statusi kandidat nuk mund të shndërrohet në anëtarësim për shkak të “çështjeve artificiale të cilët hapen”.
“I dëgjova thashethemet në Mynih, për përzierje në çështjet e brendshme, por kur e ndryshuam flamurin tonë, kur e ndryshuam valutën ose kur e ndryshuam emrin tonë kushtetues, çfarë ishte ajo? A ishte kjo përzierje në punët e brendshme dhe se pse atëherë askush nuk fliste zëshëm? Madje edhe tani po ballafaqohemi me kërkesë për ndryshim të Kushtetutës që, në qoftë se dëshirojmë të fillojmë negociata me BE-në. Çfarë do të thotë kjo? Vallë kjo nuk është përzierje në punët e brendshme?”, tha Mickoski, kumtuan nga Qeveria.
Mickoski e ka theksuar shembullin me Rusinë, e cila e mohon identitetin ukrainas, gjuhën, kishën, dhe kryen invazion të tmerrshëm, por në të njëjtën kohë, thotë ai, parlamenti i një nga anëtaret më të vogla të BE-së e mohon identitetin e Maqedonisë, gjuhën maqedonase e cila është gjuhë zyrtare në OKB nga vitin 1945 dhe është kodifikuar ndërkombëtarisht nga vitin 1977.