Aggeler: ShBA nuk jep garanci për anëtarësimin RMV-së në BE

    Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler tha se SHBA-të nuk mund të japin garanci se nuk do të ketë kushte të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.

    Edhe pse Mickoski thotë se këtë po e kërkon gjatë vizitave në SHBA, Aggeler tha se i vlerëson vizitat e kryeministrit dhe ministrave, por që kjo kontribuon vetëm në marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

    “Uashingtoni nuk jep garanci në rrugën drejt BE-së, sepse nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian. Mendoj se është një diskutim që është duke ndodhur dhe që ka ndodhur me zyrtarë të lartë në BE, por do të them se jam e kënaqur që kryeministri dhe pjesëtarët e Kabinetit të tij janë në Uahsington”.

    “Kjo është një marrëdhënie e rëndësishme dhe mendoj se fakti që ishte atje disa herë pas marrjes së funksionit si kryeministër dhe disa ministra të tjerë, kjo flet për afërsinë e marrëdhënieve dhe shumë mënyra që ne, si SHBA dhe Maqedoni e Veriut, mund të bashkëpunojmë në mënyrë bilaterale”, tha Aggeler.

    Lajmi Paraprak

    A t’u besojmë referencave online për hotele dhe restorante?

    Lajmi i rradhës

    Certifikata të dyshimta për njohjen e gjuhës angleze në RMV: si e anashkalojnë sistemin zyrtarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë