VLEN zbulon se Grubi, Osmani, Bushi e Neziri, kanë punësuar familjarët në M NAV

    Koalicioni VLEN akuzoi BDI-në për nepotizëm, duke zbuluar emrat e të punësuarve në M-NAV, të cilët janë edhe familjar të funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, përcjell Nistori.

    “BDI-ja e listave të zeza nuk ka lidhje me interesat e shqiptarëve, i përdor ata si mburojë për të fshehur krimin dhe nepotizmin e vet! Piskamat për “deshqiptarizim” e “spastrime etnike” janë vetëm tymnajë për të mbuluar panikun nga humbja e privilegjeve dhe frikën nga drejtësia. Po të kishin menduar ndonjëherë për shqiptarët, do t’u kishin zgjidhur hallet për 20 vjet. Por çfarë bënë? Krijuan pashallëk për familjarët e tyre, rehatuan kunata e nipa në “kullotat e pushtetit” dhe shqiptarët i lanë pa punë, duke i detyruar të ikin nga vendi!”, thuhet në kumtesën e VLEN-it.

    Sipas këtij koalicioni “M-NAV është vetëm një shembull i turpshëm i kësaj piramide familjare të BDI-së, një bastion ku vetëm mbiemri i duhur të jep vend pune me rrogë të majme!”.

    Në vijim, VLEN ka publikuar emrat e peronave të punësuar në M-NAV, të cilët janë familjar të funksionarëve të BDI-së:

    • Verona Grubi – kunata e Artan Grubit si udhëheqëse e Arkivit
    • Besa Halimi – kunata e Ejup Halimit si udhëheqëse e prokurimeve
    • Afërdita Halimi, Ajsere Aliu, Rumeja Osmani – familjarë të Ejup Halimit
    • Gzime Hasani – bashkëshortja e Muharrem Hasanit
    • Rejhane Osmani – motra e Bujar Osmanit
    • Arbin Veseli – nipi i Bekim Nezirit
    • Burak Ismaili – djali i Hisni Ismailit
    • Samir Bushi – djali i Nazif Bushit

    “A është kjo barazia e shqiptarëve që kërkon BDI? Sigurisht që përgjigja është një JO e madhe! Ata krijuan “ndërmarrje familjare” me paratë e shtetit, ndërsa rinia shqiptare mbeti rrugëve, e papunë dhe e dëshpëruar!”, përfundon reagimin i VLEN-it.

    Lajmi Paraprak

    Mosrespektimi i rrezikshëm i së drejtës ndërkombëtare nga Trump dhe mësimet për Ukrainën

    Lajmi i rradhës

    Pse kolla mbetet pas të ftohurës – Trajtimet natyrale që duhet të bëni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë