MMPT kundër prerjes së druve në Tetovë

    Tetova / Fotografia: Nistori

    Komuna e Tetovës ka bërë të ditur se prerja e druve në Bulevardin përgjatë tregut të gjelbër është bërë me rekomandim të ekspertëve.

    Sipas Komunës së Tetovës, në vend të druve të prerë janë mbjellë fidane të reja të llojit Katalpa. Nga pushteti lokal në Tetovë sqarojnë se prerja e druve në këtë lokacion ka qenë e domosdoshme për shkak se drunjtë e vjetër kanë përbërë rrezik për qytetarët.

    “Drurët e prerë më herët, që gjendeshin në shtegun për këmbësorë, tek Tregut të Gjelbër, sipas rekomandimeve profesionale të Jane Acevskit, ekspert ndërkombëtar në inxhinierinë ekologjike, ishin të vjetër dhe të dëmtuar, duke paraqitur rrezik për qytetarët. Rrënjët e tyre kishin dëmtuar trotuaret dhe mund të shkaktonin aksidente. Për më tepër, ata nuk përmbushnin më standardet urbane dhe përbënin pengesë për krijimin e një hapësire funksionale dhe të sigurt për të gjithë”, deklaroi Besata Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

    Në ndërkohë ditë më parë, reaguan nga shoqata “Më mirë për Tetovën” lidhur me prerjen e druve në afërsi të Tregut të Gjelbër. Nga kjo shoqatë akuzuan Komunën e Tetovës se prerja e tyre ndikon keq në ndotjen qytetit. Më tej, në reagimin e shoqatës “Më mirë për Tetovën” thonë se projekti i filluar nga udhëheqësia e mëparshme mbetet i papërfunduar, duke lënë një hapësirë gjysmë të ndërtuar që s’ka asnjë funksion real.

    “Ironikisht, në të njëjtin vend, vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura një sërë problemesh që prekin drejtpërdrejt qytetarët. Inspektorati ende nuk ka arritur të largojë tezgat nga trotuari, duke penguar qarkullimin e këmbësorëve. Projekti i filluar nga udhëheqësia e mëparshme mbetet i papërfunduar, duke lënë një hapësirë gjysmë të ndërtuar që s’ka asnjë funksion real. Mbeturinat vazhdojnë të grumbullohen, duke e kthyer këtë pjesë të qytetit në një vatër të ndotjes dhe një zonë ku enden qentë e pastrehë. Kaosi në trafik është i njëjtë veturat vazhdojnë të parkohen në mënyrë të parregullt, duke shkaktuar kolona dhe kaos në lëvizjen e qytetarëve”, akuzuan nga shoqata “Më mirë për Tetovën”.

    Përderisa nga shoqata “Më mirë për Tetovën“ akuzuan se prerja e druve është ikje nga problemet reale që ka qyteti i Tetovës, nga Komuna e Tetovës thonë se këto aktivitete ndihmojnë në përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së ajrit. Akuza për prerje të druve janë bërë në vazhdimësi në adresë të komunës së Tetovës. Më të ashpra ishin përplasjet kur është rindërtuar rruga “Strasho Pinxhur” dhe gjatë fillimit të punëve në bulevardin “Boris Kidriç”.

    Nga komuna e Tetovës gjithnjë janë arsyetuar se prerja e druve bëhet sipas rekomandimeve të ekspertëve dhe në vend të tyre mbillen dru të ri. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    MË BËJ NËNË DEPUTET! / Rrogat e të zgjedhurve sa katër rroga mesatare

    Lajmi i rradhës

    RMV, shteti i pestë më i rrezikuar në Europë sa i përket sigurisë kibernetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë