Taravari: me garantimin e BE-së për eurointegrimin, i kemi numrat për ndryshimet kushtetuese

    Arben Taravari në tubimin në Shkup gjatë fushatës zgjedhore 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga VLEN, në PressCast ka deklaruar se kjo qeveri i ka numrat për të miratuar ndryshimet kushtetuese.

    “Në negociatat e para VLEN — VMRO DPMNE flas pas 8 majit, kërkesat tona kanë qenë top prioritetet eurointegrimet, zhvillimi ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe decentralizimi. Pra, këto kanë qenë katër pikat kryesore. Për këtë mandat katër vjeçar të VLEN-it e arritura më e madhe e jona do të ishte vazhdimi i rrugëtimit evropian”, tha Taravari.

    Ai shtoi tutje që për këtë gjë duhet garancë dhe pjesa tjetër mbulohet pa problem.

    “Me kryeministrin më së shumti kemi biseduar për integrimin e vendit. Zgjedhje në Parlamentin Evropian, zgjedhje në ShBA, zgjedhje në Bullgari, pra kishim ngjarje të ngjeshura, që nuk do mend që ndikojnë në këtë proces. E vetmja gjë që më jep shpresa është fakti që kryeministri çdo kund është deklaruar që të ecim sa më shpejt drejt BE-së. Nëse sot arrihet marrëveshje apo kompromis ne i kemi numrat pra, kemi 85 apo edhe 90 deputet. Kryeministri i vendit kërkon vetëm garancë që kjo do të jetë kërkesa e fundit”, përfundoi Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Makina për testimin e saktësisë së orëmatësve: një kohë e humbur në bodrumin e byrosë së Metrologjisë

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: sa jam unë kryeministër, nuk do të ketë punësime masive në administratën shtetërore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë