Çairi i mbuluar me mbeturina!

    Kontejnerë mbeturinash në Çair / Fotografia: Avni Tahiri, gazetar

    Pas kronikës së djeshme të Alsat, për gjendjen me mbeturinat në komunën e Çairit, reaguan nga Higjiena Komunale e Shkupit.

    Sipas kësaj ndërmarrje, grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave në komunën e Çairit bëhet në përputhje me dinamikën e paraparë për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave komunale.

    Ndërsa shtojnë se përveç aktiviteteve të rregullta, Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale – Shkup në këtë komunë kryen edhe një sërë aktivitetesh të jashtëzakonshme në baza ditore, gjegjësisht grumbullimin e mbeturinave të deponuara ilegalisht nga hapësirat publike apo të trafikut.

    Sipas Higjienës Komunale vetëm gjatë muajit janar 2025, ekipet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup kanë grumbulluar dhe transportuar 205 metra kub mbeturina nga deponitë ilegale në komunën e Çairit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kurti ngulmon që dëshminë për rezervat të japë në Kryeministri

    Lajmi i rradhës

    Struganët të ndarë rreth nismës për ndryshimin e emrave të rrugëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë