Nisja e Muajit të Ramazanit përmes fotove

    Miliona besimtarë myslimanë në mbarë botën nisin më 1 mars agjërimin në Muajin e Ramazanit. Agjërimi, megjithatë, nuk nis në të gjitha shtetet më 1 mars, pasi nisja e këtij muaji varet nga vëzhgimet pamore të Hënës së re. Gjatë këtij muaji, besimtarët agjërojnë nga agimi e deri në perëndim të diellit, në shenjë sakrifice e përkushtimi ndaj Zotit. Pas përfundimit të agjërimit njëmujor, më 30 mars myslimanët kremtojnë Fitër Bajramin. Agjërimi është në nga pesë shtyllat e fesë islame.


    Një besimtar mysliman lexon Kuranin para lutjeve të së premtes në një xhami afër Prishtinës më 28 shkurt, një ditë para nisjes së Muajit të Ramazanit. 
    1Një besimtar mysliman lexon Kuranin para lutjeve të së premtes në një xhami afër Prishtinës më 28 shkurt, një ditë para nisjes së Muajit të Ramazanit. 
    Palestinezët në Han Junis të Rripit të Gazës blejnë gjësendet që ju duhen për Muajin e Ramazanit.
    2Palestinezët në Han Junis të Rripit të Gazës blejnë gjësendet që ju duhen për Muajin e Ramazanit.
    Një burrë shet fenerë dekorativë për Ramazan në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. 
    3Një burrë shet fenerë dekorativë për Ramazan në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. 
    Gra dhe vajza në Xhakarta të Indonezisë duke recituar Kuranin gjatë Muajit të Ramazanit. 1 mars 2025. 
    4Gra dhe vajza në Xhakarta të Indonezisë duke recituar Kuranin gjatë Muajit të Ramazanit. 1 mars 2025. 

    Një palestinez shet hurme dhe gjësende të tjera në tregun Zavija në Qytetin e Gazës më 28 shkurt 2025.
    5Një palestinez shet hurme dhe gjësende të tjera në tregun Zavija në Qytetin e Gazës më 28 shkurt 2025.
    Një besimtar mysliman duke u lutur në një xhami në Bishkek të Kirgizisë. 
    6Një besimtar mysliman duke u lutur në një xhami në Bishkek të Kirgizisë. 
    Dekorime në formë të yllit dhe gjysmëhënës shihen të varura në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, në prag të nisjes së agjërimit nga myslimanët. 
    7Dekorime në formë të yllit dhe gjysmëhënës shihen të varura në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, në prag të nisjes së agjërimit nga myslimanët. 
    Palestinezët kalojnë pranë një grafiti dhe rrënojave të ndërtesave në Han Junis, teksa bëhen gati për agjërim. 
    8Palestinezët kalojnë pranë një grafiti dhe rrënojave të ndërtesave në Han Junis, teksa bëhen gati për agjërim. 

    Një shitës përgatit Kajla, një ëmbëlsirë tradicionale për Ramazan. Karaçi 28 shkurt 2025.
    9Një shitës përgatit Kajla, një ëmbëlsirë tradicionale për Ramazan. Karaçi 28 shkurt 2025.
    Palestinezët blejnë gjëra ushqimore për Muajin e Ramazanit në një treg në Han Junis të Gazës. 
    10Palestinezët blejnë gjëra ushqimore për Muajin e Ramazanit në një treg në Han Junis të Gazës. 
    Besimtarët myslimanë gjatë namazit të teravive në xhaminë Al-Alksa më 28 shkurt 2025. 
    11Besimtarët myslimanë gjatë namazit të teravive në xhaminë Al-Alksa më 28 shkurt 2025. 
    Besimtarët duke u lutur në prag të Ramazanit në një xhami në Kajro të Egjiptit më 28 shkurt 2025. 
    12Besimtarët duke u lutur në prag të Ramazanit në një xhami në Kajro të Egjiptit më 28 shkurt 2025. 

    /REL/

    Lajmi Paraprak

    Dy detokse te fuqishme plot shije dhe super të shëndetshme  

    Lajmi i rradhës

    Çeku: nuk mund t’i ikim shtrenjtimit të energjisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë