Osmani kërkon të kthehet legjitimiteti: nuk ka zgjedhje derisa shqiptarët degradohen

    *Foto arkiv

    Bujar Osmani në Daily Click tha se nuk mund të ketë zgjedhje derisa shqiptarët degradohen në atë nivel. Tutje Osmani theksoi se pa e kthy Balancuesin, Badenterin dhe pa garantimin e gjuhës nuk mund të ketë politikë si zakonisht.

    Bujar Osmani: “Ne themi nuk mund të ketë zgjedhje në kushte kur shqiptarët do të degradohen deri në atë nivel. Do të krijohet krizë e thellë politike që nuk do të mundet të ketë zgjedhje pa një ri-ulje përsëri”.

    Gazetari: ju vetëm mund të braktisni Kuvendin, deputetët e BDI-së?

    Bujar Osmani: “Nuk mendoj ashtu, nuk është kjo çështja e BDI-së, shqiptarët nuk do të lejojnë të vazhdojë ditën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Është obligim moral, është obligim kombëtar, është obligim njerëzor ndaj atyre që kanë dhënë jetën për këtë gjuhë. Edhe ne tash do bëhemi sikur asgjë nuk ka ndodhur. Po kryetari i Gjykatës Kushtetuese paska vendosur ashtu edhe ne nesër do të dalim të pimë kafe në qytet, edhe nesër do të bëjmë fushatë për komunat. Prandaj them, krizë e thellë politike në të cilën nuk mund të vazhdon menyrën e njëjtë pa u ulë me bisedu se çka bëjmë me Marrëveshjen e Ohrit. Pa e kthy Balancuesin, pa e kthy Badenterin, pa e kthy legjitimitetin dhe pa e garantuar gjuhën nuk mund të ketë politikë si zakonisht”, shtoi Osmani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vjedhja e EVN-së: banesa 8 muaj e mbyllur, fatura e rrymës mbi 20 mijë denarë!

    Lajmi i rradhës

    Gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë mjekut tuaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë