Distria Krasniqi mposht për 25 sekonda kundërshtaren serbe dhe kalon në gjysmëfinale të Linz Grand Prix

    Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Distria e ka nisur në mënyrë të përkryer garën për medalje në Linz Grand Prix, duke fituar në raundin e dytë, por edhe në çerekfinale.

    Pasi mposhti me ippon në raundin e dytë amerikanen, Jenna Schurr, njësoj veproj edhe me kundërshtaren e radhës.

    Pas radhe, ‘viktimë’ e Distrias ishte serbja Nikolina Nisavic, e cila gjithashtu u mposht me ippon për vetëm 25 sekonda.

    Në gjysmëfinale, xhudistja pejane do të ndeshet me Reka Pupp të Hungarisë. 

    Lajmi Paraprak

    7 marsi – mësimdhënësit kanë pagat më të ulëta kundrejt pagave në institucionet e tjera

    Lajmi i rradhës

    “Trump ka nevojë për mbështetjen e BE-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”

    Bashkohu

    Informohu në kohë