Makraduli: i patolerueshëm presioni ndaj anëtarëve të këshillit gjyqësor

    Ish deputeti dhe ish zv.ministri nga radhët e LSDM-së Jani Makraduli e quan të trishtë ditën e sotme për shkak të interpelancave ndaj anëtarëve të këshillit gjyqësor.

    Sipas tij, presioni që pushteti u bën këtyre organeve, dëmton shtyllat e pushteteve të një shteti demokratik.

    Makraduli, në intervistë për Alsat, tha se mund të gjenden forma të tjera, me koordinim mes partive politike, për një reformë cilësore dhe kthim të besimit në gjyqësor.

    “Duke mos pasur rezultate në terren, shpenzimet për jetesë rriten, jetohet më vështirë, kryeministri Hristijan Mickoski dhe qeveria kërkojnë shpëtim duke sulmuar direkt një shtyllë tjetër të funksionimit të një shteti për të cilin sipas Kushtetutës angazhohemi që të jenë të pavarur si segmente në kuadër të kushtetutës, pushtetit gjyqësor, juridik dhe ekzekutiv. Vlerësoj se po dëshmohet një fuqi pa argumentim të qartë se cilat janë gabimet dhe ajo që mua më shqetëson është që deputetët e dëgjojnë symbyllur dhe hynë në një procedurë për interpelancë të anëtarëve që janë zgjedhur në Kuvend. Çështja tjetër që më shqetëson është kur kryeministri, në lidhje me kërkesën për shkarkimin e kryeprokurorit Kovecski ai thotë se anëtarët e Këshillit të Prokurorëve do ta kenë parasysh mendimin e qytetarëve. Mendoj se ata duhet të punojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës”, tha Jani Makraduli, ish deputet.

    “Në rregull por atëherë do të hynim në një anarki. Atëherë demokracia i humb shtyllat e pushtetit dhe krijohet një presion ndaj anëtarëve që sipas meje është i patolerueshëm”, u shpreh tutje Jani Makraduli, ish deputet.

    Lajmi Paraprak

    Taravari nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen me “Gjoka Construction”

    Lajmi i rradhës

    ShBA-ja dhe Ukraina diskutojnë në Arabinë Saudite për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Rusia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë