“Vrasës, vrasës”, banorët e Koçanit godasin me gjësende komunën dhe kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë

    Gati se i gjithë Koçani sot është në protestë. Qytetarët kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e deri tani, 59 personave nga djegia e diskotekës “Puls”. Në marsh, protestuesit brohoritën “vrasës, vrasës”, raporton TV21, përcjell Nistori.

    Protestuesit shkuan edhe te godina e komunës, ku filluan të gjuajnë me gjësende të ndryshme në drejtim të objektit, deri sa kërkonin që të paraqitet kreu i komunës Lupço Papazov, i cili sot edhe njoftoi se tashmë ka dhënë dorëheqje. Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski tha se Papazov mbrëmë ka qenë në bisedë informative në polici.

    Koçan, protestuesit demolojnë kafenenë që është nën pronësi të pronarit të diskotekës “Puls”

    Një grup i protestuesve në Koçan e kanë demoluar kafenenë “Klasik”, pronari i të cilës është pronar edhe i diskotekës “Puls”, ku nga zjarri jetën humbën 59 persona.

    Protestuesit shkuan edhe te godina e komunës, ku filluan të gjuajnë me gjësende të ndryshme në drejtim të objektit, deri sa kërkonin që të paraqitet kreu i komunës Lupço Papazov, i cili sot edhe njoftoi se tashmë ka dhënë dorëheqje. /Nistori/



    Lajmi Paraprak

    Hetimi për tragjedinë e Koçanit / Zbardhen detaje për hierarkinë e fajit

    Lajmi i rradhës

    ShGM publikoi dy udhëzues se si të komunikojnë politikanët me gazetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë