Klekovski: Maqedonia e Veriut nuk ka përvojë me djegie të komplikuara

    Sistemi shëndetësor i Maqedonisë nuk ka përvojë me djegie të komplikuara dhe për këtë arsye pacientët e lënduar nga zjarri në diskotekën e Koçanit po dërgohen jashtë vendit. Këtë e tha sot Drejtori i Fondit Shëndetësor Sasho Klekovski, i cili tha se në 4 vitet e fundit kemi pasur 28 djegie të rënda. Ai shtoi se rreth 70 pacientë po trajtohen nëpër spitalet tona, dhe atyre po ju ofrohet ndihmë nga mjekë ushtarakë nga Çekia dhe Izraeli. Sot do të mbërrijnë specialistë nga Britania për të ndihmuar në planifikimin e fazës tjetër të trajtimit të pacientëve, e cila do të marrë shumë kohë.

    “Ne kemi rreth 100 raste me djegie në vit në gjithë territorin e vendit…Djegiet nga zjarri janë kategoria më e rëndë, pasi përveç djegieve të lëkurës, ka edhe djegie të organeve të frymëmarrjes. Nga këto 100 raste, në katër vitet e fundit kemi pasur 28 raste, 6 me djegie të shkallës së lartë, 11 raste me djegie të komplikuara me transplantim të lëkurës dhe me djegie më të lehta me transplantimit të lëkurës kemi pasur gjithashtu 11 raste”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tre lokale që kanë licencë pune nuk i plotësojnë kushtet, njofton Qeveria

    Lajmi i rradhës

    Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti europian në formë huazimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë