Shmangia e konflikteve – virtyt apo pasojë e frikës së fshehur?

    Në fakt, të përfshihesh në debate e konflikte sjell nxitjen e një gjendjeje emocionale jo pozitive dhe kjo është njerëzore, por jo gjithmonë është një shenjë e mirë shmangia e konflikteve

    Zotësia dhe aftësitë tuaja në dukje mund të fshehin disa të meta. Sipas psikologëve, karakteri ynë është i ndërtuar në një frikë themelore që e ka origjinën në fëmijëri.

    Dikush që ka tendencën të shmangi konfliktet është i kategorizuar si “ndërmjetësues”. Në kërkim të harmonisë dhe të paqes në marrëdhëniet e tyre, ky njeri me këto tipare personaliteti e qetëson mërzinë e tij ndryshe.

    Por si edhe pse? Me një fokus në sjelljet tipike të atyre që i largohen konfliktit me çdo kusht.

    Një sjellje që fsheh një mungesë vetëvlerësimi

    Nëse diskutimet dhe zënkat e pambarimta janë të dëmshme, konflikti edhe atëherë mund të jetë produktiv. E megjithatë, psikologia Anne-Marie Mormin shpjegon se t’i largohesh zënkave dhe të kundërtave është të shmangësh ndjesinë e të ndjerit inferior dhe të mbash në mënyrë iluzionare vlerat vetjake.

    Personit në fjalë, i mungon forca e brendshme për të përballuar një situatë. Qoftë për faktin se mund të ketë pasur një fëmijëri të brishtë, mungesë afeksioni apo edukimi, qoftë se mund të ketë pasur përvoja negative jete që e kanë çuar në një pozicion inferior që kanë nxitur këtë proces reagimi.

    Në këtë kontekst, konflikti është i perceptuar si rrezik, kërcënim: dhe të një humbje të ekuilibrit të harmonisë emocionale dhe ndërvepruese.

    Shmangia e konflikteve e shtyjnë individin që çdo situatë ta kalojë duke thënë: “ Lëre fare…se s’dua të merrem”, citon Class.

    Një formë dembelizmi që aktivizon mekanizmat e tij mbrojtjes. Dhe pikërisht këta njerëz, e anashkalojnë dhe e mbysin mërzinë dhe inatin e tyre në mënyra të ndryshme. E kompensojnë atë me hutim në vendin e punës, duke konsumuar duhan, alkool, ngrënia e ëmbëlsirave etj.

    Ata aktivizojnë strategji të shumta për t’ju arratisur konfliktit duke u izoluar në mendimet dhe shqetësimet e tyre nga frika e kritikës së të tjerëve.

    Lajmi Paraprak

    Shefja e BE-së thotë se përpjekjet për ta ndarë Bosnjën janë të papranueshme

    Lajmi i rradhës

    11 sjellje të çuditshme të fëmijëve që i shqetësojnë prindërit pa arsye

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë