Kur policia shkel ligjin: 50% e gardianëve, të korruptuar

    “Kemi punë me një grup punonjësish në burgje dhe të burgosur të lidhur në rrjet. Nëse arrijmë t’i heqim pjesë-pjesë të korruptuarit në sistemin e burgjeve, mund ta zgjidhim problemin me telefonat, drogën dhe sendet e tjera të palejuara. Përderisa i kemi ata dhe përderisa ata besojnë se mund t’ia dalin pandëshkuar, do të kemi edhe telefona, edhe drogë, edhe sende të palejuara”, tha Pandov.

    Drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov vlerëson se problemi me telefonat, drogën dhe sendet e tjera të palejuara nëpër burgje, mund të zgjidhet, por vetëm nëse ka ndëshkueshmëri për policët e korruptuar në burgje, të cilët sipas vlerësimeve të tij, në disa burgje janë edhe mbi 50 për qind.

    “Kemi punë me një grup punonjësish në burgje dhe të burgosur të lidhur në rrjet. Nëse arrijmë t’i heqim pjesë-pjesë të korruptuarit në sistemin e burgjeve, mund ta zgjidhim problemin me telefonat, drogën dhe sendet e tjera të palejuara. Përderisa i kemi ata dhe përderisa ata besojnë se mund t’ia dalin pandëshkuar, do të kemi edhe telefona, edhe drogë, edhe sende të palejuara”, tha Pandov në një konferencë për shtyp në Qeveri. “Ne kemi trashëguar një sistem jashtëzakonisht të korruptuar, por ajo që gëzon është se ekziston një dëshirë e madhe për t’u marrë me atë krim”, tha Pandov.

    Lidhur me atë se a do të ishte më mirë vendosja e bllokuesve si zgjidhje për celularët, Pandov tha se problemi është se sot – shumica e burgjeve janë të rrethuara me objekte dhe nëse vendosen bllokues, do të bllokohen edhe telefonat e qytetarëve që jetojnë apo punojnë në këto objekte.

    “Në Kroaci nuk ka bllokues dhe nuk ka telefona. Më bindin të gjithë ata që janë në sistemin e burgjeve për shumë vite se nuk ka punë më të mirë se kryerja e bastisjeve”, tha Pandov. Ai informoi se kanë përfunduar edhe të gjitha procedurat rreth byzylykëve për të burgosurit dhe pret që në javët në vijim të vendosen në funksion, e sot është marrë edhe miratimi nga Ministria e Financave për punësimin e 171 personave, shumica prej të cilëve policë të burgjeve.

    Lajmi Paraprak

    BE-ja miraton kundërmasa për tarifat e ShBA-së

    Lajmi i rradhës

    KUSH E SUNDON SISTEMIN?! / Gjyqësori, arenë e përplasjeve politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë