Baerbock: vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë e partisë ekologjiste Të Gjelbërit, Annalena Baerbock sërish bëri thirrje për integrimin e vendeve të Ballaknit Perëndimor në BE.

    “Ne nuk mund ta përballojmë më në Europë një zonë tjetër të errët”, tha Baerbock të hënën në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg në sfondin e luftës sulmuese ruse ndaj Ukrainës.

    Integrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor për këtë arësye është, sipas saj, “edhe politikë e përbashkët europiane e paqes”.

    Në rend të ditës edhe bisedmet për antarësimin e Shqipërisë

    Tema e zgjerimit të BE-sënë Ballkan është një ndër çështjet në bisedimet e ministrave të jashtëm të mbledhur në Luksemburg. Ndër të tjera në rend të ditës ishin edhe bisedimet me përfaqësues të Shqipërisë lidhur me antarësimin e këtij vendi në BE. Ministrja gjermane Baerbock u shpreh për “një hap të mëtejshëm të madh” të Shqipërisë drejt BE-së.

    BE u ka shtruar perspektivën e antarësimit vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara më shumë se 20 vjetëve. Rusia dhe Kin apo konkurrojnë për rritjen gjithnjë e më shumë të influencës në këtë rajon. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria mbledh tepricën e parave nga institucionet!

    Lajmi i rradhës

    Në Kosovë mbahet seanca konstituive e parlamentit të ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë