Maratonë me robotët në Kinë, 21 makineri humanoide garojnë me njerëzit dhe ia dalin

    Fotografia: Humenglish

    Robotët vrapuan së bashku me njerëzit në gjysmëmaratonën Yizhuang në Pekin të Kinës, si dëshmi e qartë e përpjekjeve të Kinës për të kryesuar një garë shumë më të madhe se kaq: atë globale për teknologjinë më të avancuar.

    Njëzet e një robotë humanoidë, të projektuar nga prodhuesit kinezë, vrapuan së bashku me mijëra njerëz në një distancë prej 21 km që përfshinte pjerrësi, kthesa dhe sipërfaqe të pabarabarta.

    Disa robotë përfunduan garën, ndërsa të tjerë patën vështirësi që në fillim. Një robot ra në vijën e nisjes dhe u shtri për disa minuta përpara se të ngrihej dhe të vazhdonte garën. Prodhuesit u shprehën të kënaqur me rezultatin.

    Tang Jian, CTO e  Humanoid Robot Innovation Center thotë: “Ishte shumë mirë. Ne i kishim vënë vetes tre objektiva: së pari, të fitonim kampionatin; së dyti, të përfundonim të gjithë gjysmëmaratonën sikur me një robot të vetëm – një objektiv shumë i rëndësishëm për ne; dhe së treti, të përfundonim garën për më pak se tre orë. Në fund, arritëm një kohë prej 2 orë e 40 minuta, që në thelb i përmbushi pritshmëritë tona”.

    Edhe pse robotë janë shfaqur në maratona në Kinë edhe në të kaluarën, kjo përbën të parën herë që ata garonin kundër njerëzve gjatë një gjysmë-maratone.

    “Qëllimi kryesor i kësaj nisme ishte përgatitja për aplikimet industriale të së ardhmes – ose më mire të themi, të një ardhmeje shumë të afërt. Kur robotët tanë vendosen në fabrika, mjedise tregtare apo në jetën e përditshme, ne presim që ata të punojnë 24 orë pa pushim. Pjesëmarrja në maratonë përbën në thelb një test ekstrem të besueshmërisë dhe stabilitetit të tyre”. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti: VLEN poshtëroi shqiptarët — Taravari e kuptoi, shpresoj edhe të tjerët

    Lajmi i rradhës

    XHUBLETA, IDENTITET 4000 VJET

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë