Punonjësit e kulturës do të protestojnë për vonesat e pagave

    Sindikata e punëtorëve të kulturës së Maqedonisë (SPKM) ka paralajmëruar këshill protestues në përbërje të zgjeruar, i cili do të mbahet nesër në ora 12:00 para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Shkak i protestës janë vonesat në pagesën e pagave, udhëzimet e paqarta për përllogaritjen e pagave nga ana e Ministrisë dhe mosrespektimi i kontratave kolektive.

    “Kultura nuk është shpenzim – ajo është themeli i çdo shoqërie”, tha SPKM, duke shprehur pakënaqësi për trajtimin e punëtorëve të kulturës dhe duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme të problemeve me pagesën e pagave dhe respektimin e marrëveshjeve kolektive.

    Ministria e Kulturës dhe Turizmit, e udhëhequr nga ministri Zoran Lutkov, ende nuk ka dalë me deklaratë zyrtare lidhur me protestën e paralajmëruar. Në faqen zyrtare të Ministrisë janë publikuar informacione për aktivitetet dhe bashkëpunimet e deritanishme, por nuk flitet për protestën apo problemet me pagat e punonjësve të kulturës.

    Lajmi Paraprak

    Vdes Papa Françesku, kreu i parë jezuit i Kishës Katolike

    Lajmi i rradhës

    AUV asgjësoi 1740 kg ushqime të pasigurta gjatë Pashkëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë