Kasami: çdo largim nga VLEN-i është tradhti ndaj 107 mijë votuesve!

    Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion. Kasami thotë se pas vendimit që pritet të marrë qeveria për Taravarin, mbështetja për shumicën parlamentare pritet të rritet.

    “Çdo subjekt, unë e kam thënë dhe vazhdoj të insistoj në atë që çdo subjekt që largohet nga VLEN, nuk e ka përkrahjen e këtyre 107,000 votave të cilat i ka marrë koalicioni VLEN, prandaj pa marrë parasysh numrin e deputetëve, unë vlerësoj që koalicioni VLEN vazhdon të ketë mbështetjen dhe përkrahjen e qytetarëve, të atyre 107,000 votave të cilat i ka marrë dhe sigurisht të ketë edhe legjitimitetin, por këtu të sqarojmë opinionin që unë pres që në ditët në vijim, kur do të merret edhe vendimi formal në kuadër të qeverisë, për hapat e mëtutjeshëm, që numri dhe përkrahja e qeverisë të rritet dhe jo të vogëlohet”, deklaroi Kasami.

    Kasami: çdokush që bashkëpunon me BDI-në dhe Ali Ahmetin, nuk është e mundur të jetë pjesë e qeverisë

    I pyetur nëse Arben Taravari do të largohet edhe nga qeveria, Kasami tha se për këtë duhet të merret vendim bashkë me partnerët e koalicionit qeveritar. Kasami tha se është e panatyrshme që diksuh që bashkëpunon me opozitën, të jetë pjesë e ekzekutivit.

    “Shiko, është e panatyrshme që një subjekt politik që bashkëpunon me një subjekt…një subjekt politik në qeveri që bashkëpunon me një subjekt apo me opozitën, të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë. Ne si VLEN sollëm vendimin për të cilin është i njohur opinioni. Sigurisht që tash në koordinim me pjesën tjetër të qeverisë, me partnerët e qeverisë, do të sjellim vendimin e fatit do të kisha thënë, të qeverisë dhe koalicionit qeveritar, por edhe njëherë po e përsëris që çdokush që bashkëpunon me BDI-në dhe Ali Ahmetin, të cilin ne e kemi akuzuar dhe vazhdojmë ta akuzojmë për korrupsion, për krim dhe keqpërdorim 20-vjeçar të pozitave publike, nuk është e mundur të jetë pjesë e qeverisë, por përsëri them, është një vendim formal që duhet ta biem si partnerë të koalicionit qeveritar”, tha Kasami.

    Lajmi Paraprak

    OKB: paralajmërim për mashtrime kibernetike në gjithë botën

    Lajmi i rradhës

    Çmimet e vezëve vazhdojnë të rriten në BE – por cili shtet paguan më shumë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë