Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) bën të ditur se janë paguar gjithsej 49.658.739,00 denarë për 761 përfitues nga pagesa e mbështetjes direkte për orizin e dorëzuar tek blerësit ose përpunuesit e regjistruar nga data 1 tetor 2024 deri më 28 shkurt 2025.
Sipas MBPEU përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë parashtruar kërkesë për nënmasën 1.1. “Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për të gjitha kulturat fushore, bimët mjekësore, aromatike dhe erëza” nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, të cilët kanë mbjellë dhe korrur sipërfaqe me oriz dhe prodhimin e realizuar e kanë dorëzuar tek blerës dhe/ose përpunues të regjistruar gjatë periudhës nga 1 tetor 2024 deri më 28 shkurt 2025, të regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.
Sasia maksimale e orizit të papërpunuar që pranohet për mbështetje financiare është 8.000 kilogramë për hektar të deklaruar me oriz të papërpunuar, sipas nënmasës 1.1. të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.