Mickoski: është e papranueshme që Taravari të bashkëpunojë me BDI në zgjedhjet lokale

    Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski thotë se është e papranueshme nëse Arben Taravari, si partner koalicioni në Qeveri, bën marrëveshje me BDI-në për të garuar së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale.

    Mickoski sot deklaroi se nesër do të ketë një takim me Taravarin, në të cilin do të kërkojë një përgjigje të qartë nga ai lidhur me këtë çështje.

    “Me Taravarin kemi komunikim të rregullt, të përditshëm si kolegë në Qeveri. Nesër do të kemi një takim në të cilin dua të dëgjoj qartë nëse është e vërtetë që ekziston një marrëveshje mes partisë së Taravarit dhe BDI-së që në të paktën pesë-gjashtë komuna, ku ai do të kandidojë me kandidatë të vet, BDI të mos ketë kandidatë të saj për kryetarë komunash. Kjo nënkupton vetë-nënçmim si parti politike dhe, së dyti, që do ta mbështesë atë. Për mua, si kryeministër, kjo është e papranueshme”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve pas vendosjes së luleve në varrin e Goce Dellçevit.

    Lajmi Paraprak

    CNN: plastika e zakonshme në shtëpi, lidhet me mijëra vdekje globale nga sëmundjet e zemrës

    Lajmi i rradhës

    Agrometeorologët në RMV: kulturat bujqësore në gjendje të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë