Pajaziti: politika po mbjell frikë – qytetarët nuk ndihen të sigurt

    Ngjarja e Koçanit, vrasjet dhe plagosjet e fundit që ndodhen por edhe aksidentet në trafik, kanë shtuar frikën e qytetarëve për sigurinë e tyre. Sipas sociologut Ali Pajaziti, qytetarët edhe në kohen e tyre të lirë nuk ndjehen të sigurt ndërsa kjo situatë vjen si pasojë e politikës së gabuar, krizës ekonomike por edhe faktorë të ndryshëm.

    “Atmosfera e përgjithshme e krijuar është pasojë e një konteksti të krijuar nga politika, kriza ekonomike, mediat, rrjetet sociale të cilat gjenerojnë vazhdimisht dhunë dhe e cila pastaj reflektohet në përditshmërinë tonë”, tha Ali Pajaziti – Sociolog.

    Sipas Pajazitit, fajtorë për këtë gjendje të krijuar janë edhe rrjetet sociale të cilat për një klikim më shumë nuk kursejnë as edhe viktimat në aksidente t’i shpërndajnë pa kurrfarë censure.

    “Kjo situatë dhe ky kontekst flet për një degradim psikologjik, kulturor, etik, për një militantizëm të popullatës juvenilie për një gjendje stresuese tek shtesat e tyre të shoqërisë e cila reflektohet në kontaktin dhe komunikimin me tjerët”, shtoi Ali Pajaziti – Sociolog.

    Sa i përket sigurisë së qytetarëve në rrugë, edhe pse nga MPB-njoftojnë së janë shtuar kontrollet dhe gjobat ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit, janë shtuar aksidentet. Sipas analizave, dy muajt para 29 janarit ku humbi jetën Frosina Kullakova, kanë ndodhur 26 aksidente rrugore në të cilat viktimat kanë pësuar lëndime të lehta ose të rënda. Ndërsa në dy muajt pas aksidentit të Frosinës, edhe pse kontrollet ishin shtuar nga MPB, numri i aksidenteve është shtuar në 34. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qetësohet situata nga viruset, por shtohen kontrollet për alergjitë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë