NGA DITARI I NJË TË ÇMENDURI 

    Muaxher Haruni

    Po të derjtohem ty, ty që gjithmonë më quajte të çmendur! Ty që kur të kam përballë, flet fjalë miradie vetëm e vetëm të nxjerish diçka nga ky i çmendur, të paktën një kafe e pas shpine më quan e stërquan çka të vinë ndër gojë; i çmedur, i marrë, e çka jo tjetër bile edhe ALIEN (njeri të jashtëm) më shëndron.

    Po të drejtohem me TY sepse po e zbres diskutimin në nivel personal (edhe pse nuk është niveli im i diskutimit), nuk po të drejtohem si “I ÇMENDURI”, ashtu si e bën ti, jo vetem me mua, por edhe me të gjithë ata që nuk të shkojnë për shtati pra nuk i luaj këmbët sipas melodisë sate.

    Nëse të ndihmova në jetë nuk e bëra se të pata borxh, e bëra se njeva si obligim moral, profesional, fetar e kombëtar të të ndihmoj ty, Ty që punon me qenien më të ndishme në këtë botë NXËNËSIN, me njeriun në çdo fushë të jetës. Nëse nuk e mëson një nxënës si duhet e sa duhet ke shkatruar një person që në të ardhmen do të bëhej një kuadër mëse i domosdoshmëm dhe i nevojshëm për familjen e tij, komunitetin, shoqërinë dhe shtetin ku edhe bashkjetojmë. Ky nxënës të cilin ti me qëllim dhe vetëdije e shkatrove do vashdoj të trashigoj edhe më tej persona të tillë apo të ngjashëm, andaj TI që më quan mua të çmendur a e llogarit çmendurinë tënde me veprimin tënd “shumë të mirë”. Pra, thjesht nuk të ndihmova TY po ndihmova edhe ARDHMËRINË time e cila fatkeqësisht është edhe në duart tua. Andaj llogarit, nëse di të llogaritësh, çmendurinë dhe të çmendurin më të madh, gjithmonë sipas teje.

    Nëse unë nuk u solla i ashpër me ty edhe përkundër asaj që kasha plotësisht të drejtë, butësinë time e keqpërdore dhe mua më quajte i çmenduri budalla. E bëra sepse nuk doja të bie në nivelin e kulturës sate, në nivelin e sjelljeve të çmenduara, të pamatura edhe ndaj gjinisë së kundërt Vetëm dua të të kujtoj se jo fortë larg ti ankoheshe nga kolegët më të vjetër dhe ata i quaje démodé se nuk shkonin përshati qëllimeve “shumë të mira” që në atë kohë mundohshe t’i kamuflosh.

    A të kujtohet kur ankoheshe për sjellet e ndonjërit nga klegët e vjetër (mikut më të vjetër), e sot i bën të njëjtët veprime si të atj apo atyre që i quaje të çmendurit(bile edhe më zi se ata). Më thuaj cili del më i çmedur. Këto veprime më kujtojnë thënien “Më kë shoqërohesh, ashtu edhe bëhesh” (që në disa raste dhe nuk vlen), sepse ti ulesh në çdo tavolinë edhe me njerëz të mirë e nuk merr asnjë nasihat prej tyre.

    Gjithmonë kam tentuar të tregohem i thjeshtë dhe praktik. Nuk kam dashtë, nuk dua dhe nuk dua të të dukem si nonjë “ filozof ” e “medje madh” të cilit edhe “po ti bie hunda për tokë” nuk kthehet ta merr ashtu siç bën ti. Jam munduar të tregohem si qytetar i qytetruar dhe të shpreh kulturë e respekt të cilin me mjeshtri dije ta shfrytëzoje e pas shpine gjithmonë më quajte “KATUNDAR”. Pa praninë time dhe disa të tjerëve tregoje thënien përçmuese “Katundarin edhe dhjetë vjet ta mbash në sherbet përsëri era shllinë i vjen”. Ja ku po ta them se ndjem KRENAR SE JAM KATUNDAR e jo një i marr dhe mashtrues që shet ”filozofi” aty ku se ka vendin. Sikur nuk shkon edhe filozof edhe rrugaç. Vlerëso me atë “kandarin” tënd kush është më i çmenduri edhe në këtë rast. Vlersëo drejtë nëse ke fytyrë e “radake”.

    Askë nuk afrova rreth vetes për ndonjë interes të veçantë vetëm për veten time, ashtu siç bën ti. Për ndonjë interes apo për përfitim material që do kisha vetëm unë dhe ndonjë person shumë i afërt i familjes sime ashtu siç kishe dëshirë ti. Të paktën nuk përfitova (me vetëdije) diçka në këtë pjesë që jetova e bashkjetuam, moralisht e materialisht e as nuk insistova që dikuj ti bëhet ndonjë shkelje morale e materiale apo ndonjë ofendim professional, siç do doje ti apo troç thënë si po e bën ti me mjestritë tua. Si puna e atij veprimi qyqar “Gjuaje gurin, mshehe dorën dhe gjej dikë më të dobët (pa përkrahje) apo dikë që nuk është “ këtej pari” e nveshja gurin e gjuajtur e binde atë që ia çave kokën se ti nuk je fajtori”. Dhe më thua kush është më i çmeduri. Edhe kësaj radhe poi a lë “kandarit dhe radakes sate” të vlersoj më të çmendurin.

    Më thua i çmendur pse po mundohem shumë, se këtu gati se të gjithë janë njerëz të egër e nuk kuptojnë. Ndoshta do pajtoheshim në këtë pikë, po a më tregon ku ke lindur, ku ke jetuar e ku jeton. Edhe në mal po të jetoje, pa shoqërinë e këtyre që ti i quan NJERËZ TË EGËR domosdo të shoqërohesh me kafshë, me bimë e me pemë, pra e domosdoshme të bashkjetosh edhe me ata. Çdo krijesë në këtë botë punon e lufon që të lë diçka nga pjesa e jetës së tij si trashigimi. Të trashigoj pasuri, të trashigoj trashigimtarë (pasardhës). Njeriu mundohet që dikush të trashigoj edhe zanatin (profesion) e tijë jo vetëm pasardhësve të tij po edhe dikujt tjetër. A më thua kujt ia trashigove ti zanatin tënd, a ke dikë përveç fëmijëve të tu, që deklarohet publikisht së ti je shkaktar që ai sot e ka përvetësuar atë profesion. Unë i marri, i çmenduri që më thua ti, po të radhis radhën e gjatë dyshe me trashigimtar, falë asaj pune që u mundova, mundohem e do të mundohem deri sa të më lë takati, të kem trashigimtar edhe në fushat e shumta të profesionit tim.

    Dhe këtu do ia lë trashigimtarëve të vlersojnë se cili është më i çmeduri, Unë që po mundohem të le pas meje vlera të mirfillta njerzore, apo Ti që edhe atë pak pasuri që trashigove nga të parët e tu e bëre “Rush e kumbulla” dhe duke u munduar që t’i bindish edhe trashigimtarët e mi së jam më i çmenduri. Zot rujna prej këtyre tipave, ruaj edhe trashigiminë dhe trashigimtarët.

    Egërsira nuk zbutet sipas teje, po të ishte kështu atëherë ne akoma do jetonim nëpër dege të e pemëve, nëpër shpella e do ushqeheshim me ato fruta të stinës që do i gjenim, do ishim nomad e do imigronim në shumë vende për të mbijetuar. Mendoj se kjo ide nuk është e ytja, ti po i shërben dreqit. Me veprimiet e tua ti po vërteton tezat e komshinjëve tanë që me shekuj na kanë quajtur ardhacak mua dhe njerëzve të mirë të Komunitetit e Kombit tim. Nuk po flas për ty, ndoshta je shqipfolës dhe je pjesë e atyre që kanë ardhë në trojet e mia, kanë shtri këmbët e janë bë vendas, falë mirëpritjes, mirësjelles sime. Kanë zaptuar vendet e mia edhe me ndihmë e Komunitetit ndërkombëtar nëpër Konfereca të ndryshme, pa na dëgjuar zërin tonë të vërtetë, po vetëm zërin e të atillëve siç je ti dhe siç e pohon edhe sot e kësaj dite. Unë do vazhdoj të punoj dhe “të zbus egërsirat” që i ke sjell, i sjell dhe do mundohesh që edhe në të ardhmen ti sjellësh.

    E di që sipas teje e bardha nuk bëhet e zezë dhe e zeza nuk bëhet e bardhë, megjithate unë do mundohem të zezën ta bej të bardhë e ti të bardhën vazhdo ta bësh të zezë. Secili këkrkon përjetësi, edhe ti. Po do e gjesh atë që kërkon, po se ç’përjetësi? Përjetësi nderi apo përjetësi turpi. A ke kapacitet intelektual të matesh e të gjesh se ku e ke vendin, nuk dua ta pranosh e ta thuash publikish. Po një gjë jam shumë i sigurtë se ndërghjegja do ta brej nderin e krenarinë tënde dhe më keq pasardhësve të tua do i thonë i biri apo e bija e …

    A je i vetëdijshëm për këtë, a je i vetëdishëm se sa e sa Perandori janë krijuar e janë zhdukur dhe bartësit e atyre perandorëve (shumica prej tyre) sot iu këndohet kënga e turpit për të bëmat dhe “të mirat” që ua kanë bërë banoreve të atyre kohërave. Pra të qoftë me nder dhe e bajç me shëndet epitetin e të çmedurit dhe të turpit të cilin sa shumë u mundove të ua mveshish të tjerëve. Çmenduria ska fund anadaj se si ta definoj të çmendurin ( përveç definicionit që është në fjalorin e gjuhës sonë) më ndryshe. Le ta kruaj kokën ai që nën kësul ka mora e atë që nuk e kafshojnë morat le mos preket nga të bërat e të thënat e këtij të çmenduri.

    *Artikulli është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i ka vetëm Nistori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Gjykata e hileve kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë